Kryeministri ukrainas dha dorëheqje
- – Kryeministri i Ukrainës, Denis Shmigal, njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga funksioni të cilin e ka kryer më shumë se katër vjet. Vendimi vjen një ditë pasi presidenti Volodomir Zelenski e emëroi Shmigalin ministër të ri të Mbrojtjes, si pjesë e rikonstruimit të paralajmëruar të Qeverisë.
- Post By Fitore Curri
- 15:57, 15 korrik, 2025
Kiev, 15 korrik 2025 (MIA) – Kryeministri i Ukrainës, Denis Shmigal, njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga funksioni të cilin e ka kryer më shumë se katër vjet. Vendimi vjen një ditë pasi presidenti Volodomir Zelenski e emëroi Shmigalin ministër të ri të Mbrojtjes, si pjesë e rikonstruimit të paralajmëruar të Qeverisë.
Në një publikim në Telegram, Shmigali i falënderoi mbrojtësit ukrainas, presidentin dhe anëtarët e qeverisë.
“Ju faleminderit mbrojtësve të cilët e ruajnë linjën dhe e mbrojnë Ukrainën! Faleminderit presidentit të Ukrainës, Volodomir Zelenski për besimin! Faleminderit të gjithë ekipit për punën e juaj të palodhshme për vendin tonë! Lavdi Ukrainës!”, shkroi ai së bashku me një fotografi të dorëheqjes së tij të shkruar me dorë.

Zelenski publikoi dje se do ta nominojë Julija Sviridenkon, ish zëvendëskryeministren e parë, shefe të re të qeverisë. Ai tha se vlerëson në mbështetjen e parlamentit për rikonstruimin e pushtetit ekzekutiv.
Zelenski tashmë një kohë paralajmëron ndryshime në kabinet, të cilat interpretohen si përpjekje për freskim të udhëheqësisë politike të vendit, sepse lufta me Rusinë hyn në vitin e katërt, ndërsa sfidat në ekonomi dhe mbrojtje mbeten jashtëzakonisht të mëdha.
Denis Shmigal e mori funksionin kryeministër në mars të vitit 2020, në kulmin e pandemisë së koronavisrusit. Ai kaloi më shumë se katër vjet në atë pozitë, që e bën kryeministrin me përvojën më të gjatë në Ukrainë pasi vendi fitoi pavarësinë me rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Gjatë kohës së mandatit të tij, ai udhëhoqi vendin në një periudhë të paparë – nga pandemia dhe kriza ekonomike deri në pushtimin rus dhe gjendjen e luftës e cila zgjat ende. Për shkak të kësaj, publiku vendor dhe ndërkombëtar e perceptojnë si politikan të vazhdimësisë dhe qëndrueshmërisë.
Julia Sviridenko ka 39 vjet dhe është ekonomiste me profesion. Që nga viti 2021, ajo është zëvendëskryeministrja e parë dhe ministre e Ekonomisë. Ajo konsiderohet si një nga figurat kyçe në qeverinë ukrainase kur bëhet fjalë për bisedime ndërkombëtare, veçanërisht me partnerë nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.
Para pak kohësh luajti rol të rëndësishëm në bisedimet për marrëveshje për bashkëpunim strategjik në sektorin e mineraleve me SHBA-në, që edhe më shumë e përforcoi profilin e saj ndërkombëtar. fc/
Foto: EPA