• e martë, 24 dhjetor 2024

Kryeministri Mickoski sot do ta fillojë mandatin e tij

Kryeministri Mickoski sot do ta fillojë mandatin e tij

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i sapozgjedhur i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot zyrtarisht do të fillojë mandatin e tij. Në qeveri është parashikuar pranim-dorëzim të detyrës së kryeministrit nga kryetari i deritanishëm i qeverisë teknike, Talat Xhaferi, pas së cilës të dytë do të kenë një takim të shkurtër.

Ceremoni për pranim-dorëzimin e funksioneve do të mbahen edhe në ministri ndërmjet ministrave të Qeverisë teknike dhe ministrave të sapozgjedhur.

Kuvendi pas një debati dyditor mbrëmë e zgjodhi Qeverinë e re me 77 vota “pro” dhe 22 vota “kundër”. Koalicionin qeveritar e përbëjnë VMRO-DPMNE, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM. Kundër Qeverisë votuan deputetët nga LSDM dhe E Majta, ndërsa Fronti evropian e braktisi mbledhjen pak para përfundimit të saj. 

 

 

Në kabinetin qeveritar do të ketë 20 ministri, katër më shumë se më parë. 15 anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni VLEN dhe dy nga ZNAM.

Ministër i Punëve të Brendshme është Pançe Toshkovski, i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, TImço Mucunski, e FInancave Gordana Koçoska Dimitrieska, zëvendëskryetar i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, i Shoqërisë Informatike dhe Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski. Ministre e Ministirsë së sapoformuar të Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale ësshtë Sanja Bozhinovska, në Bujqësi, pylltari dhe Ekonomi të Ujërave Cvetan Tripunovski, ministre e Arsimit dhe Shkencës është Vesna Janevska, ministër i Kulturës dhe Turzmit është Zoran Ljutkov, ndërsa ministër i Sportit, Borko Ristovski. Ljupço Dimovski është zëvendëskryeministër dhe ministër për Sistem Politik, ndërsa Ivan Stoillkoviq, zëvendëskryeministër i angazhuar për marrëdhënie me bashkësitë, përderisa Shaban Saliu është ministër pa resor i angazhuar për integrim dhe implementim të dekadës së romëve. Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe zëvendëskryeministër është Izet Mexhiti, ministër pa resor dhe zëvendëskryeministër i angazhuar për sundim të mirë është Arben Fetai, ministër i Shëndetësisë Arben taravari, Orhan Murtezani është zgjeddur ministër për Çështje Evropiane, përderisa ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani, ndërsa ministër i Ekonomisë është Besar Durmishi. Igor Fillkov është ministri i ri i Drejtësisë, ndërsa Goran Minçev ministër i Administratës Publike. 

Mickoski dhe anëtarët e Qeverisë në Kuvend dhanë deklaratë solemne, me ç'rast betimin e kanë dhënë duke përdorur emrin kushtetues të shtetit.

Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij para votimit për Qeverinë e re tha se në një qind ditët e para, Qeveria do të ketë shumë punë, se do të punojë në zvogëlimin e tatimeve, në rritjen e pensioneve, se Qeveria do të fillojë projekt me mbi 200 milionë euro për projekte komunale, një miliard euro për ekonominë e vendit, investime të reja të huaja për punësime të reja, libra falas për të gjithë, front kundër korrupsionit, luftë për rritje deri pesë për qind të ekonomisë së vendit dhe fillim të projekteve kapitale infrastrukturore dhe projekte tjera. Mickoski tha se kjo do të jetë qeveri e popullit.

Për sulmet nga opozita në dy ditët e kaluara, Mickoski tha se i konsideron si jo me vend dhe jashtë asaj çka është interes i qytetarëve dhe se kanë qenë defokusim nga problemet e tyre reale.

"Sulmet të cilat i dëgjoj këto dy ditë në përgjithësi janë në dy teza - e para është Marrëveshja e Prespës dhe ta ktheni emrin dhe e dyta propozimi francez dhe korniza negociatore", tha Mickoski, duke iu drejtuar deputetëve të LSDM-së.

Për tezën e parë, për Marrëveshjen e Prespës, se kanë thënë një, e kanë bërë tjetër punë, kryeministri tha se jo vetëm se është e rreme, por edhe turpshme dhe derisa ai është kryeministër, diktat bullgar nën rrethana të tilla nuk do të kalojë dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.

"Ja edhe një herë të sqaroj se diktat të tillë bullgar nën rrethana të tilla derisa jam unë ministër nuk do të kalojë dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, këtë ta keni të qartë, keni bërë gabim, ky gabim çdo qytetar do ta lushtojë shumë, por më së shumti do ta kushtojë Maqedoninë, pasi, para se të hyni në aventura të tilla duhej të uleni, siç unë ua shtrij dorën, duhej ju neve të na shtrini dorën dhe të ulemi të bisedojmë. Atëherë do të ishte qartë se ajo punë thjeshtë ashtu siç ju apo dikush tjetër e ka paramenduar, thjeshtë nuk kalon. Njerëzit që më njohin, e dinë se fjala ime peshon sa malet dhe këto punë që ua them, i them pasi besoj në atë dhe po do ta them mbiemrin e turpshëm para betimit, pasi kjo mua personalisht me përkujton në turpin që ia shkaktuat atdheut tim, familjes sime dhe nipërve të mi të palindur dhe atyre pas tyre. Dhe po, do të bëjë gjithçka derisa jam gjallë politikisht dhe si njeri që këtë padrejtësi ta përmirësoj. Për fat të keq, në këtë moment jam i pafuqishëm dhe në këtë moment unë edhe si njeri do të duhet të kapituloj para jush dhe ta them këtë mbiemër të turpshëm, pasi ai për fat të keq është pjesë e ligjit dhe Kushtetiutës që duhet si kryetar i Qeverisë ta respektoj", tha Mickoski.

Zgjedhjet i keni humbur, vazhdoi kryeministri "pasi ju kanë luajtur futboll, duke ju nënçmuar juve, para së gjithash, si personalitete, partnerët e juaj të koalicionit, e pastaj edhe Maqedoninë si shtet".

Dorën time, tha ai, e keni të shtrirë. "Ajo do do të vazhdojë të jetë e shtrirë, për gjithçka që është interes kombëtar për Maqedoninë si shtet", tha kryeministri.

"Qytetarët kanë nevojë për fokusim në problemet dhe sfidat e tyre reale, krijimin e një sistemi shëndetësor stabil dhe profesional që do të jetë në funksion të çdo qytetari, krijimin e një sistemi arsimor të bazuar në njohuri, vlera dhe në hap me trendet moderne botërore. Ata kanë nevojë për standard më të lartë, më shumë para, cilësi më të mirë të jetës, ditë pensioni paqësore dhe paqësore dinjitoze, institucione funksionale, dëshirë për të jetuar dhe krijuar këtu në Maqedoni. Fatkeqësisht, këto gjëra u shkatërruan nga pakujdesia dhe papërgjegjshmëria juaj", tha Mickoski duke iu drejtuar deputetëve opozitarë të LSDM-së.

Deputetët e shumicës dhe opozitës kundërshtuan pikëpamjet e tyre për programin e qeverisë së re dhe kapacitetet e saj kadrore. VMRO-DPMNE përsëriti zotimet themelore - integrimi evropian i shtetit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimi i ekonomisë, zhvillimi i balancuar rajonal, ndërtimi i marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe ruajtja e marrëdhënieve ndëretnike, ndërsa LSDM, nga ana tjetër, shprehu dyshim në realizimin e premtimeve të tilla sepse nuk ka afate për zbatimin e tyre.

Mickoski është kryeministri i 13-të, i cili do të udhëheqë qeverinë e 20-të që nga pavarësia e vendit. ls/

Foto: MIA 

 

 

 

  

  

 

QËNDRONI TË LIDHUR