• e premte, 05 dhjetor 2025

Kryeministri Mickoski për vizitë në Manastir për të kontrolluar rikonstruimin e kinemasë "Partizan"

Kryeministri Mickoski për vizitë në Manastir për të kontrolluar rikonstruimin e kinemasë

Shkup, 17 qershor 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski sot do ta vizitojë Komunën e Manastirit.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në fillimin e rikonstruimit të ndërtesës së ish-kinemasë "Partizan" në Manastir pranë IN Taetari popullor Manastir.

Vlera e marrëveshjes është 96.000.000 denarë, përderisa afati i realizimit është deri në dhjetor të vitit 2026.

Është paraparë pas ngjarjes kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediumet. ab/

Fotо: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR