Kryeministri Mickoski për vizitë në Komunën e Negotinës
- Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot do të jetë për vizitë në Komunën e Negotinës ku do të shënojë fillimin e ndërtimit dhe rikonstruksionit të disa projekteve.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:03, 26 shkurt, 2025

Shkup, 26 shkurt 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot do të jetë për vizitë në Komunën e Negotinës ku do të shënojë fillimin e ndërtimit dhe rikonstruksionit të disa projekteve.
Siç paraljmëruan nga pres shërbimi qeveritar, kryeministri Mickoski do të lëshojë në përdorim tregun e rikonstruktuar të qytetit, duke u mundësuar banorëve të Komunës së Negotinës një treg të ri dhe bashkëkohor të karakterit të mbyllur. Vlera e tregut është 25.913.899 denarë me TVSH të përfshirë, mjete të siguruara nga buxheti i Komunës së Negotinës.
Më pas kryeministri do të marrë pjesë në fillimin e punimeve ndërtimore për ndërtimin e infrastrukturës komunale dhe rregullimin e të gjithë lagjes, dhe rikonstruksioni i trotuareve në rrugën “Marshall Tito”, në segmentin nga “Liberta” deri te policia. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s