Kryeministri Mickoski në vizitë dyditore në Mbretërinë e Bashkuar në Samitin për Ballkanin Perëndimor – Procesi i Berlinit
- - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, së bashku me delegacionin qeveritar, do të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, i cili këtë vit mbahet në Londër, Mbretërinë e Bashkuar.
- Post By Fitore Curri
- 19:34, 20 tetor, 2025
Shkup, 20 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, së bashku me delegacionin qeveritar, do të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, i cili këtë vit mbahet në Londër, Mbretërinë e Bashkuar.
Siç bënë të ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë, kryeministri Mickoski, së bashku me zëvendëskryeministrin Aleksandar Nikolloski, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministren e Financave, Gordana Koçoska Dimitrieska, si dhe ministrin për Integrime Evropiane, Orhan Murtezani, do të marrin pjesë në një numër të madh takimesh në kuadër të Procesit të Berlinit.
"Në margjinat e samitit si dhe gjatë vizitës së Mbretërisë së Bashkuar, së Kryetarit të Qeverisë janë parashikuar një sërë takimesh bilaterale, për të cilat opinioni do të informohet me kohë", bëhet e ditur në kumtesë.
Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, delegacioni qeveritar do të zhvillojë disa takime pune ekonomike, të cilat do të përfaqësojnë një hap të rëndësishëm ekonomik për bashkëpunimin e ndërsjellë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s