• e hënë, 04 nëntor 2024

Kryeministri Mickoski në Samitin "Ukrainë-Evropa Juglindore" në Dubrovnik

Kryeministri Mickoski në Samitin

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në Samitin "Ukrainë-Evropa Juglindore" që mbahet në Dubrovnik.

Samitin do ta hapë kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, ndërsa fjalim do të mbahë edhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski. 

Në samitin janë paralajmëruar përfaqësues nga 12 vende të rajonit, ndërsa në përbërje të delegacionit të RMV-së, përveç kryeministrin Mickosi, është edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. 

Ky është samiti i tretë i organizuar në këtë format. I pari u organizua në gusht 2022 në Athinë, ndërsa i dyti në shkurt të këtij viti në Tiranë.Qëllimi kryesor është shprehja e solidaritetit dhe mbështetjes për Ukrainën. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR