• e premte, 05 dhjetor 2025

Kryeministri Mickoski në promovimin e kompleksit të rikonstruuar muzeor në Gjirin e eshtrave në brigjet e Liqenit të Ohrit

Kryeministri Mickoski në promovimin e kompleksit të rikonstruuar muzeor në Gjirin e eshtrave në brigjet e Liqenit të Ohrit

Ohër, 12 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski, së bashku me ministrat e Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, dhe të Transportit, Aleksandar Nikollovski, kryetarin e komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, si dhe deputetët e Kuvendit, e promovuan rikonstruimin e Muzeut në ujë në Ohër, së bashku me lagjen e sjtyllave në Gjirin e eshtrave afër lokacionit Gradishte në brigjet e Liqenit të Ohrit.

Siç u theksua në ngjarje, bëhet fjalë për ndërhyrje për ndërhyrje voluminoze ndërtimore për restaurim të plotë të lokalitetit, që është edhe një prej objekteve më fitimprurëse të atij lloji në Ohër dhe në vend.

Janë riparuar lagja e palafitit, në pjesën ekspozuese të muzeut, nyjet sanitare, ndriçimi, ventilimi, ndërkaq do të bëhet edhe ujitja e vendit, për çka tashmë është caktuar kontraktori.

Kryeministri Mickoski theksoi se pret me konsolidimin e gjendjeve në vend të rriten edhe investimet në kulturë.

"Jo rastësisht sektorin e turizmit ia dhamë Ministrisë së Kulturës dhe ajo u bë Ministri e Kulturës dhe Turizmit, sepse sipas hulumtimeve të bëra pjesa më e madhe e vizitorëve, përkatësisht turistëve që e vizitojnë Maqedoninë si destinacion turistik, mu kjo është arsyeja që e vizitojnë, përkatësisht trashëgimia e pasur kulturore. Ky objekt këtu, kjo lagje këtu dhe së bashku me infrastrukturën shoqëruese me të vërtetë paraqet një objekt të rëndësishëm për Ohrin dhe për turistët të cilët e vizitojnë Ohrin", tha ai.

Mickoski theksoi se bashkëpunimi i mirë në rrelacionin pushteti lokal dhe ai qendror pa dyshim po jep rezultate.

"Nuk ndalemi këtu me investime, vazhdojmë edhe më tej i përgëzoj edhe të tjerët të cilët ishin të përfshirë në mbështetjen e realizimit të këtij projekti, ministrin, kryetarin e komunës, të gjithë të tjerët të cilët ndihmuan, këtu është edhe minsitri i Transportit dhe nënkryetar i Qeverisë i cili fuqishëm është i fokusuar në pjesën e përmirësimit të infrastrukturës në Ohër dhe rrethinë, deputetët në Kuvend të cilët luftuan për një projekt më shumë për Ohrin. Kështu që kur kemi një energji të këtillë e cila bashkohet mes pushtetit lokal dhe Qeverisë atëherë rezultatet dhe suksesi janë të pashmangshëm", tha kryeministri Mickoski.

Ministri i Kulturës Ljutkov me këtë rast e ceki situatën që e hasi në këtë lokalitet kur e mori funksionin, siç tha, një institucion i shkatërruar, një lokalitet jo i mirëmbajtur, i lënë pas dore, ëq është e palejueshme për një atraksion të tillë turistik.

Kryetari i komunës së Ohrit, Pecakov nga ana e tij tha se gjatë tridhjetë ditëve të kaluara në Ohër po shënohen disa ngjarje të rëndësishme lidhur me zhvillimin infrastrukturor në Ohër, por edhe infrastrukturën lidhur me turizmin.

"Ky është vetëm fillimi dhe përmes bashkëpunimit të vetëqeverisjes lokale me pushtetin qendror prisni akoma më shumë investime në periudhën në vijim", tha Pecakov.

Rikonstruimi i lokalitetit Muzeu në ujë - Gjiri i eshtrave është realizuar përmes mjeteve të siguruara nga IN "Enti dhe muzeu - Ohër", si pjesë e strategjisë më të gjerë për mbështetje të trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të turizmit në Ohër. ab/

foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR