Kryeministri Mickoski më 2 Gusht - Ditën e Republikës do të realizojë aktivitete në Shkup
- Me rastin e kremtimit të 2 Gushtit - Ditës së Republikës - Ilindeni, kryeministri Hristijan Mickoski nesër do të bëjë homazhe në disa lokacione të rëndësishme në Shkup.
- Post By Ramize Qamili
- 21:53, 1 gusht, 2025
Shkup, 1 gusht 2025 (MIA) - Me rastin e kremtimit të 2 Gushtit - Ditës së Republikës - Ilindeni, kryeministri Hristijan Mickoski nesër do të bëjë homazhe në disa lokacione të rëndësishme në Shkup.
Vendosja e luleve do të fillojë në orën 10:00 para përmendores së kryetarit të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev para Kuvendit. Në orën 10:20, kryeministri do të vendosë lule në përmendoren e KAÇKM-së në parkun "Gruaja luftëtare", ndërsa në orën 10:40 homazhe para përmendores së kryetarit të parë të presidiumit të KAÇKM-së, Metodija Andonov - Çento në sheshin "Maqedonia".
Pas përfundimit të pjesës zyrtare, Mickoski do të jap deklaratë për media. rq/
Foto: arkivi i MIA-s