• e premte, 05 dhjetor 2025

Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në inaugurimin e një pjese të autostradës Kërçovë - Ohër

Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në inaugurimin e një pjese të autostradës Kërçovë - Ohër

Shkup, 7 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot afër qarkores tek aeroporti "Shën apostoli Pal" do të marër pjesë në inaugurimin e një pjese të autostradës Kërçovë - Ohër, aksi Klimeshtani-Ohër.

Siç informuan nga shërbimi qeveritar për shtyp dhe nga Ministria e Transportit, është paraparë fjalim i kryetarit të Qeverisë, Mickoski, ndërsa në ngjarje do të marrin pjesë dhe do të japin deklarata edhe nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, drejtori i NP për rrugë shtetërore, Koce Trajanovski dhe kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov.

Kryeministri Mickoski, së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Transportit, Nikollovski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Trajanovski nga mesi i muajit të kaluar, kontrolluan aktivitetet ndëritmroe në terren prëgjatë trasesë së autostradës në ndërtim Ohër - Kërçovë me ç'rast ishte inauguruar mbikalimi në qarkoren afër fshatit Podmolje.

Kryeministri me atë rast theksoi se po punohet intensivisht në disa pjesë të autostradës ku ka rrëshqitje të dheut, ndërkaq njëkohësisht po përpunohen edhe projekte për stabilizim të tokës që është shumë me rëndësi për prëfundimin e tërë trasesë.

"Bëhet fjalë për disa kilometra afër fshatit Botun, por edhe ato pjesë ku lidhet tuneli afër Presekës... Afër Kërçovës ka dhjetëra rrëshqitje të dheut, këtu ka gjashtë, kështu që pres nga vjeshta të vazhdojnë aktivitetet në terren me çka i tërë seksioni nga Kërçova deri në Ohët do të stabilizohet dhe të jetë i sigurt", tha Mickoski duke shprehur këanqësi nga dinamika ekzistuese e aktiviteteve në terren.

Afër kësaj autostrade, me dinamikë të pazvogëluar po punohet edhe në tre akse të autostradës në vend: Tetovë - Gostivar, Gostivar - Bukojçan dhe Prilep - Manastir, ndërsa janë inicuar konkurse publike dhe procedura tenderimi edhe për akset rrugore Bllacë - Shkup dhe Bukojçan - Kërçovë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR