Kryeministri Kovaçevski Vitin e Ri do ta presë me miqtë dhe me familjen
- Kryeministri Dimitar Kovaçevski ardhjen e Vitit të Ri do ta festojë me miqtë në një nga kafenetë e Shkupit, ndërsa ditën do ta mbyllë me familjen.

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski ardhjen e Vitit të Ri do ta festojë me miqtë në një nga kafenetë e Shkupit, ndërsa ditën do ta mbyllë me familjen.
"Si edhe çdo vit, do të festoj Vitin e Ri. Unë jam një person që me 31 dhjetor jam diku nëpër kafenetë e Shkupit, kështu është me vite me shokët e mi nga fëmijëria, dhe më pas një apo dy pije në qendër të Shkupit, gjithmonë ditën e mbyll me familjen", deklaroi Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë lëshimit në përdorim të sallës e rikonstruktuar Partizan në Karposh të Shkupit.