• e diel, 22 dhjetor 2024

Kryeministri Kovaçevski ua dorëzoi çelësat e banesave 28 familjeve në një ndërtesa banimi sociale në Gjevgjeli

Kryeministri Kovaçevski ua dorëzoi çelësat e banesave 28 familjeve në një ndërtesa banimi sociale në Gjevgjeli

Gjevgjeli, 11 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri Deimitar Kovaçevski së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i SHBA për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste, Zoran Gjorgjiev sot ua ka dorëzuar çelësat e banesave 28 familjeve në ndërtesë banimi sociale në Gjevgjeli.

Në fjalim Kovaçevski theksoi se në vitet e kaluara janë ndërtuar ose janë në fazë të ndërtimit mbi 860 banesa sociale, e kjo, siç tha, në vetvete flet se si Qeveri janë me të vërtetë të përkushtuar që të bëjnë më shumë për ata, të cilët kanë më shumë nevojë për ndihmë shtetërore.

Nënvizoi se krahas ndarjes së sotme të banesave për 28 familje në Gjevgjeli dhe gjashtë familjeve në Demir Kapi, banesa të këtilla sociale në ndërtesa sociale tashmë janë lëshuar në përdorim dhe janë ndarë banesa në Strumicë, Gostivar, Makedonski Brod, Probishtip, Vinicë dhe Shën Nikollë, ndërsa në fazën finale të ndërtimit dhe përgatitjes për ndarje të banesave janë edhe ndërtesat sociale në Veles, Negotinë, Dibër, Butel dhe Koçan.

Sipas ministrit Boçvarski, politikat sociale të ndërmarra nga kjo Qeveri japin rezultate konkrete, ndërsa ato përfitime drejtpërdrejt i ndjejnë qytetarët.

"Sot duhet të jemi veçanërisht të lumtur për këtë, sepse 28 familje nga Gjevgjelia po marrin një shans për një fillim të ri në jetë. Ngjarja e sotme është vetëm një tregues i përkushtimit tonë, dëshmi se çdo qytetar është i rëndësishëm për ne, dëshmi se Qeveria kujdeset për qytetarët e saj dhe siguron kushte dinjitoze jetese dhe një standard më të mirë jetese. Të kesh shtëpinë tënde nuk është privilegj, është e drejtë njerëzore e të gjithëve", tha Boçvarski.

Drejtori i SHA për ndërtim dhe menaxhim të hapësirës banesore dhe afariste, Zoran Gjorgijev, tha se ndërtimi i ndërtesës në Gjevgjeli kushton 102 milionë denarë, ndërsa banesat që janë ndarë sot janë banesa njëdhomëshe, me sipërfaqe katrore nga 38 deri në 48 metra katrorë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR