Kryeministri Kovaçevski për vizitë pune në Bruksel
- Kryeministri Dimitar Kovaçevski është për vizitë pune në Bruksel. Kovaçevski nesër do ta hapë sesionin e fundit nga skriningu kushtuar Klasterit 6, i cili përfshin: kapitullin 30 - marrëdhëniet e jashtme dhe kapitullin 31 - politikën e përbashkët, të jashtme dhe të sigurisë.
- Post By Besnik Shuki
- 18:02, 5 dhjetor, 2023

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski është për vizitë pune në Bruksel. Kovaçevski nesër do ta hapë sesionin e fundit nga skriningu kushtuar Klasterit 6, i cili përfshin: kapitullin 30 - marrëdhëniet e jashtme dhe kapitullin 31 - politikën e përbashkët, të jashtme dhe të sigurisë.
Siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, me mbylljen e këtyre kapitujve, skrining procesi për Maqedoninë e Veriut do të përfundojë zyrtarisht.
Kryeministri Kovaçevski do të realizojë takim pune në Parlamentin Evropian me deputetë dhe me anëtarë të Grupit parlamentar të socialdemokratëve. Temë e bisedave, siç u paralajmërua, do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe rëndësia e eurointegrimeve për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin. bsh/
Foto: MIA arkiv