• e martë, 19 nëntor 2024

Kryeministri Kovaçevski në takim me Xhasvinder Kaira, drejtor udhëheqës në grupacionin "Blekstoun"

Kryeministri Kovaçevski në takim me Xhasvinder Kaira, drejtor udhëheqës në grupacionin

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski në suaza të vizitës së punës në Nju-Jork, sot pati takim me Xhasvinder Kaira, drejtor udhëheqës në grupacionin "Blekstoun".

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, Kovaçevski dhe Kaira në takim biseduan për transformimin e shtetit, për projektet në fushën e energjetikës, digjitalizimit, infrastrukturës telekomunikuese dhe sajber sigurisë.

"Blekstoun" është një grupacion udhëheqës amerikan investimesh me seli në Nju - Jork, i cili është aktiv në disa fusha - fonde investimi, huadhënie, pasuri të paluajtshme, infrastrukturë, tranzicion energjetik dhe sigurime. Grupacioni ka mbi 230 kompani në portofolin e tij për të cilat ata ofrojnë rritje afatgjatë përmes investimeve të ndryshme në disa sektorë, dhe është një kompani investuese që kontribuon në zhvillimin e ekonomisë globale dhe rritjen ekonomike", thuhet në kumtesën e Qeverisë. sa/

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR