• e enjte, 12 shtator 2024

Kryeministri britanik i bëri thirrje presidentit izraelit për "hapa urgjent" drejt armëpushimit në Gazë

Kryeministri britanik i bëri thirrje presidentit izraelit për

Londër, 29 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer ka thënë para presidentit izraelit Jicak Hercog se nevojiten “hapa urgjent” për armëpushim në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë.

“Kryeministri tha se duhet të ketë hapa urgjent drejt ndërprerjes së zjarrit në mënyrë që pengjet të mund të lirohen dhe të shpërndahet më shumë ndihmë humanitare për ata që kanë nevojë urgjente”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Starmerit.

“Kryeministri përsëriti mbështetjen e tij të vazhdueshme për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje konform ligjit ndërkombëtar”, thuhet në kumtesë.

Starmer ka pasur takim me Hercogun në Paris, ku të dy kanë marrë pjesë në Lojërat olimpike.

Kryeministri britanik theksoi se Izraeli dhe Hamasi nuk janë moralisht të barabartë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR