• e hënë, 25 nëntor 2024

Kryebashkiakja e Shkupit Arsovksa në Forumin urban në Batum, Gjeorgji

Kryebashkiakja e Shkupit Arsovksa në Forumin urban në Batum, Gjeorgji

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është në mesin e më shumë se njëqind kryetarëve të Komunave që në Batum, Gjeorgji marrin pjesë në Forumin urban të organizuar nga Drejtoria e përgjithshme për fqinjësi dhe bisedime për zgjerimin (DG NEAR) e Komisionit Evropian dhe Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me fokus se si të zgjidhen çështjet komplekse të qeverisjes vendore përmes transformimit të gjelbër dhe gjithëpërfshirës të qyteteve përmes përdorimit të fondeve publike-private për të nxitur rritjen dhe inovacionin.

Siç kumtuan nga Qyteti i Shkupit, Arsovska me ftesë të organizatorëve të UNDP-së dhe BE-së, prezanton laboratorin e parë publik bioteknologjik të këtij lloji në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon të cilën këtë vit Qyteti i Shkupit me mbështetjen e UNDP-së dhe UNICEF-it e hap në shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit "Marija Kiri Skllodovska".  

"Hapja e laboratorisë së parë bioteknologjike i këtij lloji në Maqedoni është hap shumë inovativ në zhvillimin e shkencës në dobi të qytetarëve, mjedisin jetësor, ekonominë lokale dhe shoqërinë e Maqedonisë në përgjithësi dhe ishte i njohur si projekt inovativ për të cilin qytetet e tjera shprehën interes", tha Arsovska.

Në prill, së bashku me UNDP-në, Qyteti i Shkupit po realizon programin e parë të laboratorit për startap të cilët punojnë me bioteknologji. Sfida Bio Hack My World 2023 bashkoi startapin, sipërmarrësit dhe inovatorët me ide të reja për përdorimin e mbetjeve biologjike për të trajtuar sfidat e mjedisit jetësor dhe i mbështet ata të zhvillojnë idetë e tyre, thekson Departamenti për marrëdhënie me publikun pranë Qytetit të Shkupit. /qa

Foto: Qyteti i Shkupit

 

QËNDRONI TË LIDHUR