• e martë, 24 dhjetor 2024

KRRE: Në dy muajt e parë të këtij viti në shtet ka 88 centrale elektrike diellore të reja

KRRE: Në dy muajt e parë të këtij viti në shtet ka 88 centrale elektrike diellore të reja

Shkup, 4 mars 2023 (MIA) - Gjatë dy muajve të parë të vitit, në vend janë ndërtuar 88 centrale elektrike diellore të reja, me fuqi prej 29 MW për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë, të cilat morën lienca për punë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE). 

Nga KRRE informojnë se nëse analizohen numrat në mënyrë kumulative, që kur u regjistrua trendi i interesit të rritur për investime në burimet e rinovueshme, për vetëm 14 muaj, KRRE-ja ka dhënë licenca për 355 centrale elektrike diellore, fuqia e përgjithshme e të cilave mund t'i plotësojë nevojat për energji elektrike të amvisërive me konsum mesatar të tetë qyteteve në vend.

"Jeni dëshmitarë se interesi për ndërtimin e centraleve elektrike diellore po rritet shumë shpejtë nga muaji në muaj. Deri në fund të shkurtit, të dhënat e fundit tregojnë se për vetëm 14 muaj, 1 janar 2022 deri më 28 shkurt 2023 në vend ka centrale elektrike diellore me kapacitet të instaluar maksimal prej 181.2 MW nga burimet e rinovueshme, që mund t'i plotësojnë nevojat e 72.500 amvisërive, të cilat kanë konsum mesatar të energjisë elektrike", deklaroi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski.

Ai shton, se me këto kapacitete nga burimet e rinovueshme të energjisë, mund të plotësohen nevojat e amvisërive nga tetë qytete: Ohër, Tetovë, Kratovë, Krushevë, Kriva Pallankë, Sveti Nikollë, Resnjë dhe Dojran.

foto: KRRE

 

QËNDRONI TË LIDHUR