• e martë, 06 gusht 2024

Kros për Ronaldon dhe Mesin: Ata janë të varur nga suksesi dhe vendosën të mos largohen kur ishin në kulmin e karrierës së tyre

Kros për Ronaldon dhe Mesin: Ata janë të varur nga suksesi dhe vendosën të mos largohen kur ishin në kulmin e karrierës së tyre

Berlin, 6 gusht 2024 (MIA) - Ish mesfushori i Real Madridit dhe Gjermanisë, Toni Kros ka komentuar vendimet e Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos për të vazhduar karrierën e tyre.

Mesi (37) luan për Inter Miami në ligën amerikane MLS, ndërsa Ronaldo (39) për Al-Nasr në Arabinë Saudite.

"Ata janë të varur nga suksesi gjatë gjithë karrierës së tyre. Nuk mund të ndalen. Dhe ata vendosën të mos largohen në kulmin e karrierës së tyre - si 95 për qind e të gjithë lojtarëve - por të shijojnë futbollin pak më gjatë dhe ky është vendimi i tyre. Nëse ata janë të kënaqur me këtë, atëherë gjithçka është në rregull. Por është gjithashtu e qartë se për shembull, Kristiano nuk është njësoj si kur luante te Real Madridi. Unë jam i sigurt se ai e di këtë", citon Bildi deklaratën e Krosit.

Kros (34) u pensionua nga futbolli këtë verë. Ndeshja e tij e fundit ishte çerekfinalja e Kampionatit Evropian 2024 Gjermani - Spanjë (1:2).

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR