Kros e mbron Rudigerin: Nuk duhet të sillemi sikur e ka vrarë dikë
- Lojtari mbrojtës i Real Madridit, Antonio Rudiger, i cili rrezikon dënim të rëndë në Spanjë pasi që gjuajti në drejtim të arbitrit në finalen e Kupës kundër Barcelonës, mori mbështetje nga bashkëkombasi i tij dhe ish-bashkëlojtar, Toni Kros, kumtuan mediumet gjermane.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:31, 29 prill, 2025
Madrid, 29 prill 2025 (MIA) - Lojtari mbrojtës i Real Madridit, Antonio Rudiger, i cili rrezikon dënim të rëndë në Spanjë pasi që gjuajti në drejtim të arbitrit në finalen e Kupës kundër Barcelonës, mori mbështetje nga bashkëkombasi i tij dhe ish-bashkëlojtar, Toni Kros, kumtuan mediumet gjermane.
"Ai do të dënohet dhe kjo do të jetë e merituar. Por, nuk duhet të sillemi sikur e ka vrarë dikë. Çdoherë duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mos u dorëzoheni emocioneve. Ai ishte një gabim i madh. Edhe ai e kuptom atë dhe ndjen keqardhje", tha Kros gjatë një ngjarjeje në ligën e tij, që u mbajt në Dyseldorf.
Për momentin në Gjermani po zhvillohet debat për atë nëse duhet të ketë pasoja për Rudigerin në ekipin nacional të vendit, por Kros është kundër asaj ideje.
Rudiger u kritikua ashpër nga ish-reprezentues, si Lotar Mateus dhe Ditmar Haman. Drejtori sportiv i Gjermanisë, Rudi Feler tha se sjellja e tij është "e papranueshme".
"ka shumë njerëz të cilët u lajmëruan dhe kërkojnë ai të përjashtohet nga reprezentacioni. Disa prej tyre, konkretisht, duhej të ndëshkoheshin në kohën kur luajtën", tha Kros në mënyrë kategorike. ab/
Fotо: Arkivi