• e premte, 05 dhjetor 2025

Kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta arriti në Shkup, u prit nga ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani

Kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta arriti në Shkup, u prit nga ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani

Shkup, 15 maj 2025 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot në mëngjes e priti kreun e Këshillit të Evropës, Antonio Koshta, i cili ndodhet për vizitë në vend. Për momentin, në Qeveri Koshta është në takim me kryeministrin, Hristian Mickoski, pas çka do të pasojë konferenca e përbashkët për shtyp.

"Sot në mëngjes, me nder të veçantë, në cilësinë e ministrit të Çështjeve Evropiane, e prita kreun e Këshillit të Evropës, Antonio Koshta, i cili sot po qëndron për vizitë të tij të parë zyrtare në vend. Së bashku u nisëm drejt Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në takim bilateral me kryeministrin Hristian Mickoski, ku do të diskutohet për avancimin e agjendës evropiane", kumtoi Murtezani në faqen e tij në Fejsbuk.

Ai shton se në bisedë me Koshtën, pati mundësi të bindet se kreu i Këshillit të Evropës vjen me porosi mbështetëse dhe inkurajim se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian.

"Njëherit, në emër të Qeverisë e riafirmova pozitën tonë se integrimi evropian nuk është vetëm qëllim strategjik, por edhe prëcaktim vlerësues", shtoi Murtezani.

Koshta paraprakisht i vizitoi Beogradin, Sarajevën dhe Prishtinën, ndërsa qëllimi i vizitës së tij rajonale është ta konfirmojë përkushtimin e BE-së ndaj rajonit dhe perspektivës së vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Union. ab/

Foto: Fejsbuku i ministrit Orhan Murtezani

QËNDRONI TË LIDHUR