• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Kremlini: Putin dhe Zelenski mund të takohen vetëm si hap i fundit për arritje të marrëveshjes paqësore

Kremlini: Putin dhe Zelenski mund të takohen vetëm si hap i fundit për arritje të marrëveshjes paqësore

Moskë, 25 korrik 2025 (MIA) - Samiti mes presidentit rus, Vlladimir Putin dhe atij ukrainas, Volodimir Zelenski mund të mbahet vetëm si hap i fundit për arritje të marrëveshjes paqësore, deklaroi zëdhënëi i Kremlinit, Dmitrij Peskov para gazetarëve.

Peskov theksoi se një takim i tillë ka pak gjasa të mbahet deri në fund të gushtit, siç propozoi Ukraina. Ai sërish i përshkroi pozicionet negociuese të dy palëve si diametralisht të kundërta.

"Samiti mund dhe duhet tapërfundojë kontestin dhe t'i konsolidojë kushtet dhe marrëveshjet e dakorduara nga ekspertët. Është e pamundur të bëhet e kundërta", u tha Peskov gazetarëve. "A është e mundur të kalohet nëpër një proces aq të ndërlikuar për 30 ditë? Pra, dukshëm, ka pak gjasa", shtoi ai.

Një anëtar i delegacionit rus deklaroi pas raundit të tretë të negociatave paqësore të mërkurën se Kievi ka propozuar takim mes Putinit dhe Zelenskit në gusht sepse kjo do të përputhej me afatin prej 50 ditëve që presidenti amerikan, Donald Tramp ia dha Moskës javën e kaluar për arritje të marrëveshjes, duke paralajmëruar se në të kundërtën do të përballet me sanksione dhe dogana të vështira.

Dje Peskov deklaroi se Rusia nuk ka pritur depërtim në raundin e tretë të bisedimeve me Ukrainën.

Marrëveshjet për këmbim të qytetarëve dhe trupave të usshtarëve të arritura gjatë raundit të tretë të bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës dhe zbatimi i tyre duhet të vlerësohen pozitivisht: "Ky është aspekt jashtëzakonisht humanitar, i cili, nga pikëpamja jonë, duhet të jetë në rend dite. Por, kjo megjithatë është aspekt pozitiv", tha ai.

Pas diskutimeve në pallatin Çeran, të cilat zgjatën dy orë, negociuesit zbuluan se pozicionet e tyre janë "mjaft të largëta", deklaroi për gazetarët shefi i delegacionit rus, Vlladimir Medinski. Mediumet ruse kumtuan se bisedimet kanë zgjatur rreth 40 minuta.

Masa e vetme konkrete për të cilën u dakorduan negociuesit ishte këmbimi i robërve.Medinski dhe presidenti ukrainas Zelenski konfirmuan se të dyja palët e kryen këmbimin mbrëmë, ku secila palë ktheu mbi 1.000 ushtarë të zënë rob.

Dy raundet e para të biedimeve u mbajtën në Stamboll më 16 maj dhe 2 qerhor. Në atë kohë, të dyja palët arritën marrëveshje për këmbim të robërve, duke iu dhënë prioritet më të rinjve dhe të lënduarve më rëndë, si dhe për kthim të mbetjeve të 6.000 ushtarëve nga secila palë. ab/

Foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR