• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kremlini e ka hedhur posht planin e Zelenskit për fitore dhe i bëri thirrje Ukrainës "të zgjohet"

Kremlini e ka hedhur posht planin e Zelenskit për fitore dhe i bëri thirrje Ukrainës

Moskë, 16 tetor 2024 (MIA) - Kremlini sot e ka hedhur posht "Planin për fitore" që presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski e ka prezantuar para Parlamentit ukrainas dhe i ka bërë thirrje Ukrainës "të zgjohet". 

"Plani i vetëm paqesor që mund të ekzistojë është regjimi i Kievit të kuptojë se politika e tij është pa perspektivë dhe se është e domosdoshme të zgjohet", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Zelenski, duke e prezantuar planin e tij për fitore ndaj Rusisë para deputetëve në Kiev, u angazhua për sistemim të mjeteve jobërthamore për zmbrapsje në Ukrainë.

"Ukraina propozon sistemin në territorin e saj masa parandaluese strategjike jobërthamore, të cilat do të jenë të mjaftueshme për t'u mbrojtur kundër çdo kërcënimi ushtarak nga Rusia", tha Zelenski dhe shtoi se kjo pikë hollësisht është sqaruar në "aneksin sekret" të planit të tij për fitore, i cili u prezantua para SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë.

Ai paralajmëroi se nesër do të shkojë në samitin e BE-së për të paraqitur planin e tij për fitore, me ftesë të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishell.

“Nesër do të prezantoj publikisht planin për fitore në takimin e Këshillit Evropian”, tha Zelenski në fjalimin para Parlamentit ukrainas në Kiev. bsh/

Foto: EPA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR