• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KRRE para fillimit të sezonit të ngrohjes do ta marrë vendimin për çmimin e ngrohjes qendrore

KRRE para fillimit të sezonit të ngrohjes do ta marrë vendimin për çmimin e ngrohjes qendrore

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Komisionit rregullator i energjetikë dhe shërbimeve ujore (KRRE) para fillimit të sezonit të ngrohjes do ta marrë vendimin për çmimin për të cilën shkupjanët do ta paguajnë enrgjinë e ngrohjes.

"Kërkesat e paraqitura për çmimin janë jashtëzakonisht komplekse sepse bëhet fjalë për një vit në të cilin kemi pasur migrim të licencave dhe gjendje të deklaruar krize. Përveç kësaj, çmimi i gazit ndryshon në mënyrë drastike dhe parashikueshmëria do të ishte më e saktë nëse vendimi do të merrej para sezonit të ngrohjes", thonë nga KRRE për MIA-n.

Регулаторната комисија за енергетика и водни  услуги (РКЕ) ги одзеде лиценците на трговците на големо: ПЕРТИНАКС ДООЕЛ Скопје во делот на вршење на енергетската дејност трговија на големо со

Theksojnë se është e domosdoshme që subvencionet të vazhdojnë që të mos ketë tronditje të çmimeve për konsumatorët.

"Sektori energjetik pas krizës së Kovidit dhe pas krizës energjetike duhet të hyjë në fazë të stabilizimit. Pasiguria është ende e pranishme, por gjendja përcillet", theksojnë nga KRRE-ja.

Zakonisht vendimin e KRE-së për çmimin e ngrohjes qendrore në Shkup e sjell deri më 1 gusht në vitin vijues. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR