KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 8.6 për qind e qytetarëve të Kosovës
- Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjeje e sotme në Republikën e Kosovës deri në orën 11:00 është 8.60 për qind, ku morën pjesë 169, 435 votues nga 1.970.944 me të drejtë vote.
- Post By Fami Bajrami
- 12:24, 9 shkurt, 2025
![KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 8.6 për qind e qytetarëve të Kosovës](https://mia.mk/images/20250209122456_big_730x400_68.webp )
Prishtinë, 9 shkurt 2025 (MIA)- Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjeje e sotme në Republikën e Kosovës deri në orën 11:00 është 8.60 për qind, ku morën pjesë 169, 435 votues nga 1.970.944 me të drejtë vote.
Kujtojmë se deri në orën 11: 00 në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kanë votuar 8.30 për qind e votuesve apo 145 mijë e 650 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019 kishin votuar 9.64 për qind apo 174 mijë e 669 votues, njofton Kosovapress.
Në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë do të mund të votojnë 2.075.868 qytetarë në 941 qendra të votimit dhe 2.533 vendvotime.
Në Kosovë të drejtë vote kanë 1.970.944 qytetarë, ndërsa në diasporë 104.924. Qytetarët e Kosovës në diasporë kanë votuar dje në 30 përfaqësi diplomatike të vendosura në 19 shtete të ndryshme.
Foto: Kosovapress