• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Zgjedhjet do të mbahen në afatin ligjor, ende është në tryezë oferta nëse votohen ndryshimet kushtetuese

Kovaçevski: Zgjedhjet do të mbahen në afatin ligjor, ende është në tryezë oferta nëse votohen ndryshimet kushtetuese

Shkup, 7 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se zgjedhjet presidenciale dhe parlamengare do të mbahen në afatet e tyre ligjore, por se ende është në tryezë oferta nëse votohen ndryshimet kushtetuese duke pasur se çështje prioritare për vendin ësgtë vazhdimin e rrugës eurointegruese.

"Ne kemi Ligj për zgjedhje të presidentit. Ligj për zgjedhje të deputetëve, të Parlamentit, Ligj për zgjedhje të kryetarëve të komunave etj, për gjithë këtë ekziston ligj në shtet. Dihen afatet. Më 12 maj duhet të kemi president të ri, më 15 korrik duhet të kemi Kuvend të ri sepse deri atëherë është mandati i deputetëve, duhet të kemi zgjedhje parlamentare. Ajo që qëndron ende në tavolinë, ajo është, nëse i votojmë ndryshimet kushtetuese si çështje kryesore për vazhdimin e rrugës eurointegruese të vendit, ndërsa tani të gjithë u bindët pas deklaratave edhe të Mishelit pas takimit të djeshëm në Grenadë, ndërsa pas deklaratës së komisarit Varhei, pas takimit në Tiranë dhe pas deklaratës së presidentit të Francës, Makron se dinamika e zgjerimit në BE ekziston dhe se tani më ata përgatiten për zgjerim", tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në "Shijoje traditën - Panairi i dytë ndërkombëtar për ushqim dhe pije".       

Ai e hodhi poshtë mundësinë për takim të ri të liderëve për çështjet e  zgjedhjeve.

"Ne nuk mund të zëvendësojmë institucione, që do të thotë shfuqizimi i parlamentit, shfuqizimi i partive politike dhe mbajtja e takimeve të lidershipit ku do të diskutohen zgjidhje, që nuk përputhen me asnjë ligj. Por duke pasur parasysh se kemi pasur një takim udhëheqës ku unë si kryetar i LSDM-së, i autorizuar nga partia ime politike, i autorizuar nga koalicioni, i kam ofruar zgjidhje kryetarit të opozitës së VMRO DPMNE-së. Të hënën të votojmë ndryshimet kushtetuese, po atë ditë e shpërndajmë Parlamentin dhe shkojmë në zgjedhje. Ose nëse duan, atëherë mund t'i hapim ndryshimet kushtetuese, të hyjnë në qeveri në bazë të barazisë, pra 50 për qind e ministrive, plus mbyllim proceset e shqyrtimit dhe amendamentet kushtetuese, hapim kapitujt, mbyllim një ose dy kapituj së bashku, të cilat jam i bindur se mund t'i bëjmë deri në shkurt dhe pastaj të shkojmë në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Këto janë opsione që janë në tryezë. Përndryshe, nëse i zëvendësojmë institucionet me takime ku do të ulen dy-tre persona dhe do të bien dakord për diçka që nuk është në përputhje me procedurat parlamentare dhe ligjore, mendoj se nuk duket si një vend anëtar i NATO-s dhe që negocion me BE-në", tha Kovaçevski

Sipas tij, është e palejuar që në vend që të marirn vendime që janë të nevojshme, të shkojmë në zgjedhje të pafundme, që sjellin asgjë në vend.

"Nuk mundemi të vihemi në situatë edhe një herë, në vend që t'i marrim vendimet që janë të nevojshme, të shkojmë në zgjedhje të pafundme, të cilat i kemi parë 11 vite në vend. Nuk kanë sjhellë asgjë, shteti ishte i izoluar, shteti kishte probleme me fqinjët, filluan problemet brena dhe në fund u desh të merren vendime me zgjidhje, të cilat ishin më të këqija nga ajo që e kemi pasur në tryezë në vitin 2011", tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR