• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski-Saracin: Vendimi për ndryshimet kushtetuese është për t'u bërë pjesë e BE-së

Kovaçevski-Saracin: Vendimi për ndryshimet kushtetuese është për t'u bërë pjesë e BE-së

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Për disa tema aktuale me rëndësi për të dy vendet u diskutua në takimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski me përfaqësuesin e posaçëm të Qeverisë federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Saracin, ku mori pjesë edhe zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Në takimin, informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, Saracin e konfirmoi përkrahjen e fuqishme të Qeverisë gjermane për përparimin e mëtejshëm të vendit në rrugën euro-integruese dhe i riafirmoi angazhimet dhe pritjet e Gjermanisë që shteti të vazhdojë në mënyrë të përshpejtuar në atë drejtim.

Vendimi i ardhshëm për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, para të cilit është ballafaquar vendi, siç u theksua, është vendim për t'u bërë pjesë e BE-së.

Kryeministri Kovaçevski u falënderua për përkrahjen e vazhdueshme nga Gjermania, duke potencuar rëndësinë e Rezolutës së Bundestagut gjerman, me të cilin konfirmohet përkrahja e fuqishme gjermane për Maqedoninë e Veriut për hyrje në BE me identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë maqedonase, si pjesë e mozaikut të plotë të kulturës evropiane. Me këtë rast, kryeministri Kovaçevski e ka theksuar pritjen nga Gjermania, si anëtare më e madhe e BE-së, që edhe më tej të luajë rol kyç për ardhmërinë evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Duke theksuar se shteti jonë do të vazhdojë në rrugën e europerspektivave, kryeministri Kovaçevski ka shprehur optimizëm se të gjitha partitë politikle do të bashkohen dhe do të sigurohet përkrahje e gjerë e domosdoshme rreth realizimit të qëllimit të përbashkët strategjik - anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Bashkarisht u konstatua se në realizimin e këtij qëllimi strategjik, nevojitet përpjekje e përbashkët e të gjitha palëve të involvuara në realizimin e proceseve reformuese të vendit, gjë që do të kontribuojë deri në përparimin dhe zhvillimin e konsiderueshëm.do 

U potencua se jemi para momentit historik, të papërsëritshëm, i cili na çon deri në zhvilim të përshpejtuar ekonomik dhe krijimin e shtetit me prosperitet, evropian, që do të mundësojë jetë më cilësore për të gjithë qytetarët. bsh/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR