• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski-Plenkoviq: Integrimi evropian është mekanizmi më i mirë për përparim

Kovaçevski-Plenkoviq: Integrimi evropian është mekanizmi më i mirë për përparim

Bled, 28 gusht 2023 (MIA) - Zhvillimet aktuale lidhur me procesin e integrimit evropian të vendit ishin në fokus të takimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq në Bled, ku të dy po marrin pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Në takimin ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u vlerësua se integrimi evropian është mekanizmi më i mirë për përparimin e vendit, i cili do të mundësojë një ekonomi të qëndrueshme, një standard më të lartë jetese dhe më shumë investime.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili përveç përfitimeve ekonomike do të sigurojë edhe stabilitet dhe siguri në Ballkan.

Në takim u konfirmua se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të marrë mbështetje institucionale nga Kroacia në shkëmbimin e përvojave në procesin e përgatitjes së negociatave për anëtarësim me BE-në. sa/

Foto: Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR