• e martë, 19 nëntor 2024

Kovaçevski-Nehamer: Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut në një nivel të jashtëzakonshëm

Kovaçevski-Nehamer: Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut në një nivel të jashtëzakonshëm

Vjenë, 20 prill 2023 (MIA) - Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë do të thellohet, thanë në konferencën e sotme për shtyp në Vjenë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kancelari austriak Karl Nehamer, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Të dyja shtetet do të punojnë për rritjen e shkëmbimit tregtar në sektorin e bujqësisë, do të punojnë në projekte të përbashkëta në pjesën e filtrimit të ujërave të zeza, projekte infrastrukturore. Kryeministri Kovaçevski edhe në fjalim theksoi se Austria është investitori më i madh i huaj në Maqedoninë e Veriut me prezencë të kompanive të mëdha në sektorin energjetik, telekomunikues dhe bankar.

 "Do të thotë një nga dy operatorët më të mëdhenj telekomunikues në shtetin tonë është grupi Telekom Austri, në të cilin  edhe unë kam kaluar  një pjesë të karrierës sime profesionale. E dyta në sektorin bankar një nga bankat më të mëdha pas konsolidimit të kryer është banka "Shparkase", e cila ka një pjesëmarrje të konsiderueshme në stabilitetin dhe politikën monetare, gjegjësisht stabiliteti i politikës monetare në shtetin tonë, dhe gjithsesi në kohën e krizës energjetike jashtëzakonisht i rëndësishëm ishte roli i EVN-së, i cili praktikisht është distributori ynë më i madh i energjisë elektrike dhe falë të cilit bashkëpunim kemi mundur të kemi furnizim të pandërprerë me energji elektrike gjatë gjithë muajve të dimrit", tha Kovaçevski.

 Sipas tij, marrëdhëniet e mira diplomatike dhe mirëkuptimi i shkëlqyer i Austrisë për rajonin është një fakt historik dhe ndikon në shkëmbimin e njohurive mes dy shteteve. Studentët e Maqedonisë së Veriut studiojnë në universitetet austriake dhe kthehen në shtet si menaxherë ose si ekspertë. Kryetari i Qeverisë paralajmëroi se nesër do të mbajë ligjëratë  në Institutin prestigjioz për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

"Ambasadori ynë që tani është në Austri praktikisht është diplomuar në të njëjtin institut dhe gjithsesi  që njohuria që e marrim nga Austria, e cila është një qendër e njohur arsimore dhe shkencore në botë gjithashtu ka rëndësi", tha kryeministri. 

Vlerësoi se bashkëpunimi me Austrinë është në nivel të jashtëzakonshëm dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. 

Kancelari austriak Karl Nehamer thotë se politikanët do të japin gjithçka nga vetja që të vazhdojnë marrëdhëniet e mira për thellimin e  bashkëpunimit. Sipas tij, kompanitë austriake në vend kanë mundësi të mira për rritje. 

"Maqedonia e Veriut ka një kryeministër që e njeh mirë ekonominë evropiane, i njeh ndërmarrjet austriake austriake shumë mirë dhe në këtë aspekt paraqet një urë  që të vazhdohet me rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Austria është tashmë një investitor i madh në Maqedoninë e Veriut. EVN investon, por edhe edhe kompania e telekomunikacionit A1 dhe përvojat nga  Maqedonia e Veriut janë jashtëzakonisht pozitive, kështu që të gjithë politikanët do të japin githka nga vetja që të vazhdojnë marrëdhëniet kaq të mira sepse edhe të dyja palët përfitojnë nga kjo", tha Nehameri. ar/

a

QËNDRONI TË LIDHUR