Kovaçevski-Nehamer: Austria është një partner i fortë ekonomik dhe mbështetës i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut
- Maqedonia e Veriut dhe Austria kanë bashkëpunim të shkëlqyer politik, ekonomik dhe të sigurisë, theksuan në konferencë të përbashkët për shtyp në Vjenë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kancelari austriak Karl Nehamer.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:09, 20 prill, 2023
Vjenë, 20 prill 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut dhe Austria kanë bashkëpunim të shkëlqyer politik, ekonomik dhe të sigurisë, theksuan në konferencë të përbashkët për shtyp në Vjenë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kancelari austriak Karl Nehamer.
Kovaçevski, i cili ndodhet për një vizitë pune dyditore në Austri, paraprakisht pati takim tet-a-tet me Nehamerin.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen qëndrime dhe informacione për gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat po përballen vendet evropiane, si dhe pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike.
Kryeministri Kovaçevski, e ka njoftuar kancelarin austriak me ngjarjet aktuale të brendshme politike në Maqedoninë e Veriut, ka shprehur kënaqësi nga ajo si po rrjedh procesi i skriningut dhe procesi i reformave në vend.
Kovaçevski e falënderoi Nehamerin për mbështetjen e përgjithshme nga Austria për procesin e negociatave të anëtarësimit, si dhe për mbështetjen e fuqishme që e merr Maqedonia e Veriut si në planin ekonomik ashtu edhe në atë të sigurisë. Austria është një mbështetëse, partnere dhe përfaqësuese e fortë dhe e zëshme për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, u theksua në takim. ar/