• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Në ditët në vijim do të ketë lajme pozitive nga negociatat me kreditorët

Kovaçevski: Në ditët në vijim do të ketë lajme pozitive nga negociatat me kreditorët
  Shkup, 7 tetor 2022 (MIA) – Qeveria po punon për vazhdimin e aktivitetit ekonomik, për të mbështetur kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, për të ruajtur likuiditetin si të buxhetit ashtu edhe të ekonomisë në përgjithësi. Gjithçka po bëhet për të siguruar masa shtesë kundër krizës për qytetarët dhe ekonominë në kushtet kur bota po përballet me një nga krizat më të mëdha ekonomike dhe energjetike që nga Lufta e Dytë Botërore, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai sonte në emisionin “Klik Plus” në Tv 21 tha se ka pritshmëri pozitive nga negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar për sigurimin e financave për përballimin e krizës energjetike. “Mendoj se ministri i Financave në ditët në vijim do të ketë lajme pozitive për ekonominë dhe buxhetin dhe për qytetarët për negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe negociatat me institucionet tjera financiare dhe kreditorët”, tha Kovaçevski. Ai ritheksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tashmë po përgatit masa për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe po bëhen kalkulime për kompanitë për subvencionimin e çmimit të energjisë elektrike dhe për prokurimin përmes kontratave direkte me shtetet tjera me çmim më të ulët. Masat e mëparshme kundër krizës dhanë rezultat të shkëlqyer, ulën goditjen e çmimeve dhe barrën mbi qytetarët dhe kompanitë, dhe tani po punohet për masa të reja. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik në përbërje të zgjeruar do të prezantohen në mënyrën më transparente të gjitha të dhënat që disponojnë kompanitë, shteti dhe odat ekonomike. "Këto janë masat e kërkuara nga Oda ekonomike, për të cilat po diskutojmë me një dialog shumë të hapur dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhet ekonomia. Kështu që aty u bë një diskutim i hapur. Krahas odave ekonomike, ishin edhe përfaqësues të komunitetit akademik, përfaqësues të kompanive më të mëdha nga sektori i energjisë elektrike, përkatësisht përfaqësues të EVN, ESM, MEPSO, “Makpetrol” etj., ku në tryezë u hapën në mënyrë transparente të gjitha të dhënat me të cilat disponojnë edhe kompanitë edhe shteti edhe odat ekonomike, bazuar në të gjitha informacionet e shpërndara atje. Bazuar në pritshmëritë, jo vetëm të kompanive, por edhe të punëtorëve, të sindikatave tashmë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, masat për kategoritë më të rrezikuara po përgatiten së bashku me Ministrinë e Financave dhe për kompanitë, siç ju thashë, llogaritet së pari mundësia e subvencionimit të çmimit të energjisë elektrike dhe së dyti, nuk heqim dorë nga blerja me kontrata direkte me vendet e tjera me çmim më të ulët të energjisë elektrike. Është mirë që aktivitetet janë ndërmarrë nga KE dhe BE në përgjithësi, tha Kovaçevski. Kryeministri theksoi se rryma që qytetarët paguajnë në tregun e rregulluar është 80 për qind e subvencionuar nga shteti, që do të thotë se nëse nuk do të ishte subvencioni për energjinë elektrike, qytetarët do të paguanin pesë herë çmim më të lartë të energjisë elektrike. "Për kompanitë që janë në tregun e rregulluar janë 72 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme në vend që kanë deri në 50 të punësuar dhe xhiro deri në 2 milionë euro. Ata janë edhe në tregun e rregulluar dhe faturat e tyre janë dy herë më të lira se sa do të paguanin nëse do të shkonin në një treg të liberalizuar, ajo që mbetet është tregu i liberalizuar në të cilin vlejnë çmimet e bursave botërore, për ne referenca është bursën hungareze dhe atë që çmimet arrijnë deri në 600 euro për megavat orë, po t'i krahasojmë me çmimet normale të para luftës që janë 50-60 euro për megavat orë, mund ta imagjinoni se çfarë rritjeje është, për 10 herë rritje e energjisë elektrike. Atë që po e diskutojmë me Odën ekonomike dhe për të cilën Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave po bëjnë llogaritë se si mund të ndihmojë shteti me energjinë elektrike, së pari me një çmim më të ulët dhe së dyti nëse mund të ndërhyjmë përmes buxhetit me subvencionet e energjisë elektrike të cilën kompanitë e paguajnë përmes furnitorëve", tha Kovaçevski. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR