• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski-Eskobar: Maqedonia e Veriut është një partner i besueshëm i bashkësisë ndërkombëtare

Kovaçevski-Eskobar: Maqedonia e Veriut është një partner i besueshëm i bashkësisë ndërkombëtare
Ohër, 17 mars 2023 (MIA) - Kryeministri Kovaçevski sonte në Ohër është takuar me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së, Gabriel Eskobar.
 
Në takimin ku morën pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Prajs Ageler, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, kryeministri Kovaçevski theksoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në drejtim të përcaktimit të plotë të rrugës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
 
 
 
Kryeministri e theksoi rëndësinë e gjetjes së zgjidhjeve për të gjitha çështjet e hapura në rajon përmes dialogut.Заеднички е констатирано дека со својата принципиелна надворешна политика базирана на дијалог и компромис во функција на напредок, Северна Македонија како домаќин на овој настан е препознаена како кредибилен партнер на меѓунардоната заедница.са/
 
Bashkërisht u konstatua se me politikën e saj të jashtme parimore të bazuar në dialog dhe kompromis në funksion të progresit, Maqedonia e Veriut si mikpritëse e këtij manifestimi njihet si partner kredibil i bashkësisë ndërkombëtare. ls/
 

QËNDRONI TË LIDHUR