• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski, Zaev dhe Ahmeti kanë biseduar për strategjinë e zgjedhjeve

Kovaçevski, Zaev dhe Ahmeti kanë biseduar për strategjinë e zgjedhjeve

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri aktual i LSDM-së, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në takimin e sotëm të përbashkët në Shkup, siç mëson MIA, kanë diskutuar për definimin e strategjisë për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe për të gjitha opsionet në frontin evropian.

Burime për MIA-n theksojnë se është diskutuar për një qasje të përbashkët ndaj opsionit evropian nga i cili nuk ka devijime dhe se është përcaktuar drejtimi për një strategji konkrete për suksesin e pritur. Nuk ka informacione dhe detaje të sakta për bisedimet, por burimet tona thonë se një qasje konstruktive nënkupton edhe opsion për një performancë të përbashkët dhe për një kandidat konsensual për president në zgjedhjet e ardhshme.

Në takim u hapën të gjitha opsionet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Takimi, siç kanë bërë të ditur paraprakisht burime të LSDM-së për MIA-n, ka kaluar në një atmosferë konstruktive dhe pozitive. ls/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR