• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: VMRO-DPMNE të përgjigjet për "Ilovicën", koncesionet i ka dhënë Gruevski, ndërsa janë miratuar nga ministrat dhe kryetarët e komunave të kësaj partie

Kovaçevski: VMRO-DPMNE të përgjigjet për

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nga foltorja kuvendore porositi se të gjitha përgjigjet për minierën "Ilovica" duhet t'i japë VMRO-DPMNE.

Siç theksoi Kovaçevski, koncesionet janë dhënë nga Gruevski, ndërsa janë miratuar nga ministrat dhe kryetarët e komunave të kësaj partie.

"Dje janë publikuar të gjitha dokumentet e vitit 2005 me të gjitha mendimet, nënshkrimet, miratimet e koncesioneve dhe kemi marrë një tjetër gjë shumë interesante dhe duhet ta keni parë, në grafikun ku shënohet koncesioni i parë dhe koncesioni i dytë dhe është shumë interesante si bëhet, koncesioni i dytë anashkalon komplet koncesionin e parë, pse bëhet? Përgjigjen e vetme mund ta japin ata që miratuan një zonë koncesionare mbi një zonë koncesionare tashmë të dhënë. Kush janë ata? Nëse shikoni dokumentet e publikuara në faqen e Ministrisë së Ekonomisë, atë koncesion e ka dhënë Nikolla Gruevski me mendime pozitive nga ministri i atëhershëm Mile Janakieski, ministri i Bujqësisë Lupço Dimovski, një varg mendimesh sepse bëhet fjalë për procedurë të dhënë në tre hapa edhe nga Vlado Misajlovski dhe Pasko Kuzman dhe të gjithë. Dhe nuk them a e kane mbeshtetur atëherë, sepse me nënshkrimin e tyre se nuk kanë kundërshtime per dhënien edhe të koncesionit të parë edhe të dytë si nga aspekti i transportit dhe i lidhjeve ashtu edhe nga aspekti i mjedisit, aspekti i bujqësisë dhe nga aspekti i ujërave nuk kanë asnjë vërejtje", tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Toni Jarevski nga VMRO-DPMNE.

Sipas kryeministrit, procesverbali për bashkimin e koncesioneve është bërë publik.

"Kur dikujt i është dhënë tashmë një koncesion ku koncesioni i dytë ndodhet tërësisht mbi koncesionin e parë sipas ligjit, ai ka të drejtë të kërkojë bashkimin e koncesioneve. Si bëhet kjo? Procesverbali është publikuar në faqen e Ministrisë, dhe procesverbali është publikuar nga qeveria juaj për bashkimin e koncesioneve dhe ju e dini se çfarë shkruhet në procesverbal - nuk ka komente për bashkimin e koncesioneve. Nuk po them nëse dikush ka pasur ndonjë qëllim të keq, qëllim të mirë, këtë apo atë qëllim, ndoshta ata që përmenda, disa prej të cilëve janë aktiv tani dhe një pjesë e mirë janë aktiv, disa në parlament, disa si këshilltarë në partinë tuaj mund të kenë ndryshuar mendjen e tyre, por ata duhet të dalin dhe të thonë, nëse tani mund të ketë një efekt të keq në mjedis sepse atëherë nuk kishte një efekt të keq në mjedis. Shikoni vendimet e komunave Novo Sellë dhe Bosilovë, dhe kryetari dhe këshilli i atëhershëm nga VMRO-DPMNE morën vendim pozitiv për hapjen e minierave në Bosilovë dhe Novosellë. Qeveria i merr vendimet, por po e përsëris, nëse jep koncesionin një dhe mbi të lëshon koncesionin dy dhe nënshkruan procesverbal në vitin 2016 për t'u bashkuar, këtë do ta kërkosh nga ju, nuk mund të kërkosh nga kjo Qeveri", theksoi Kovaçevski.

Paraprakisht, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, duke iu përgjigjur Jarevskit, tregoi se koncesionin e parë e ka nënshkruar Stavreski, të dytën Gruevski, ndërsa mendime pozitive kanë dhënë edhe ministrat e atëhershëm Dimovski dhe Misajlovski. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR