• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski: Vlen të jemi në rrugën evropiane, aderimi në BE sjell standarde evropiane për qytetarët, kompanitë dhe shtetin

Kovaçevski: Vlen të jemi në rrugën evropiane, aderimi në BE sjell standarde evropiane për qytetarët, kompanitë dhe shtetin

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot pasdite në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend i theksoi përfitimet e rrugës së integrimit evropian të shtetit, rëndësinë e vazhdimit të rrugës evropiane, për përfitimet nga anëtarësimi i plotfuqishëm në BE.

Ai e theksoi edhe rëndësinë e Qeverisë pro-evropiane për qytetarët dhe vendimin e ardhshëm burrështetas për perspektivat evropiane të qytetarëve, që pritet nga Parlamenti.

"Këto përfitime do të thonë më shumë vende pune, përmirësim të standardit jetësor, mundësi më të mëdha afarsite dhe mundësi të mëdha që mundësojmë të përparojmë në zhvillimin edhe si shtet edhe si qytetarë," tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski njoftoi se vetëm përmes programit IPA deri më tani  në vend për modernizimin dhe zhvillimin e infrastrukturës janë investuar rreth 1 miliard euro mjete të pakthyeshme.

“Në rrjedhë është Programimi i IPA-s për vitin 2024 të mjeteve financiare me vlerë prej 80 milionë euro. Mjetet e projektuara për programin IPA 3 (2021-2027) që tashmë ka filluar për vitin 2021, 2022 dhe 2023 arrijnë 243 milionë euro. Mjetet finaciare evropiane, të cilat në formën e mbështetjes së pakthyeshme financiare, përmes programeve IPARD i referohen modernizimit të bujqësisë - për IPARD 2 arrijnë në 60 milionë euro, të cilat me punën tonë të përgjegjshme i kemi dedikuar tërësisht për nevojat e bujqve. Për shkak të shfrytëzimit më të madh prej 98 për qind të mjeteve nga programi IPARD 2, ne jemi të parët në rajon që fillojmë me programin e ri IPARD 3. Bashkimi Evropian, për programin IPARD 3, rriti fondet për 62 për qind dhe tani kemi 97 milionë euro të reja, të pakthyeshme në dispozicion për këtë program", tha Kovaçevski.

Këto ditë, siç tha ai, ka mbërritur edhe lajmi se BE-ja ka siguruar mbështetje financiare për gjithsej tre projekte në vlerë prej 98.9 milionë euro dhe Komisioni Evropian ka publikuar në gazetën e tij zyrtare 100 milionë euro ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut.

“Ky është një konfirmim shtesë, duke marrë parasysh mënyrën në të cilën miratohet ndihma makro-financiare, për të gjitha proceset e reformave që po bën shteti dhe të cilat ishin gjithashtu kusht për aprovimin e kësaj ndihme makro-financiare”, theksoi kryeministri.

Paraprakisht, siç tha ai, Komisioni miratoi një propozim paketë financiare prej 3 miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë për të ndihmuar në zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë, nga të cilat 160 milionë euro ka marrë Maqedonia e Veriut.

"Ne morëm edhe një grant prej 80 milionë eurosh për përballje me krizën energjetike", shtoi kryeministri Kovaçevski, duke bërë të ditur edhe grantet në kuadër të kornizës së investimeve për Ballkanin Perëndimor, në sektorët e energjetikës dhe transportit", shtoi ai.

Kryeministri Kovaçevski rikujtoi deklaratën e ambasadorit të BE-së Gir, i cili gjatë një vizite të përbashkët në autostradën Gradsko-Drenovë, e cila po ndërtohet me mjete evropiane IPA në vlerën e  deritanishme prej 21 milionë euro, tha se qëllimi i mbështetjes së përgjithshme të BE-së deri më tani është që Republika e Maqedonisë së Veriut të përgatitet të bëhet anëtare e plotë, të gëzojë përfitimet e anëtarësimit në BE, të ketë qasje në burime më të mëdha.

“Kjo do të thotë zbatim i reformave evropiane dhe kjo do të thotë qeveri evropiane me bashkëpunim të shkëlqyeshëm me BE-në. Të gjithë mund të bidemi se çfarë do të thotë mbështetje evropiane dhe solidaritet evropian kur punohet së bashku me partnerët nga BE-ja", potencon kryeministri Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë theksoi se “kjo mbështetje do të vazhdojë, me shumë më tepër mjete, përmes programeve dhe fondeve të reja, kur të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian, siç tregohet nga shembujt e zhvillimit të Rumanisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Polonisë”.

Një vend anëtar i BE-së, nga fondet e Bashkimi, siç tha kryeministri, merr mbi 11 herë më shumë mjete për kokë banori sesa vendet kandidate për anëtarësim. Këto para, siç theksoi, do të thonë investime në standardin jetësor, në vende të reja pune, në jetesë më të mirë për qytetarët dhe në zbatimin e vlerave evropiane në vend. Ai theksoi perspektivat që i kanë hapur integrimet euroatllantike.

“Kjo konfirmon se shteti ynë mund të përparojë dhe të rritet shumë më shpejt, vetëm si pjesë e BE-së dhe NATO-s. Pas anëtarësimit në NATO, me çka i siguruam sigurinë dhe integritetin territorial, u tregua se investitorët duan klimë të parashikueshme për investim dhe vendi tashmë ka regjistruar një numër rekord të investimeve të huaja direkte në vlerë prej 753 milionë euro, që është dy herë më shumë se në vitin 2016. E se me përparimin në rrugën evropiane dhe anëtarësimin në BE, kompanitë vendore fitojnë mundësinë për të hyrë në tregun e unifikuar të BE-së - një treg me rreth 500 milionë njerëz dhe dyer të hapura për bashkëpunim dhe biznes që do t'u mundësojë atyre përparim, ndërsa qytetarëve u jepet mundësia për punë të reja dhe të paguara më mirë dhe një standard jetësor evropian", theksoi Kovaçevski.

Nga kjo, siç tha ai, mund të konkludohet se aderimi në BE nuk është vetëm proces politik, por edhe proces ekonomik, me përfitime konkrete për qytetarët.

"Mbështetja nga partnerët tanë evropianë është çelësi për përmbushjen e standardeve evropiane dhe afrimin e vendit me BE-në, si dhe rritjen e standardit jetësor në të gjitha bazat e qytetarëve. Dhe prandaj e them se ia vlen të jesh në rrugën e integrimeve evropiane. Ne kemi mundësinë të bëhemi shtet anëtar i BE-së deri në vitin 2030, me gjuhë të mbrojtur maqedonase dhe identitet të mbrojtur maqedonas. Kjo mundësi po hapet tani dhe tani kushtet janë të tilla që është në interes të të vendeve anëtare të BE-së dhe shtetit tonë dhe vendeve të rajonit që ky rajon të integrohet plotësisht në BE", deklaroi Kovaçevski.

Sipas kryeministrit, secili duhet të mendojnë në këtë drejtim. Këto parametra, siç tha ai, të jenë një nga vendimet kur marrim vendime në lidhje me integrimin e shtetit në BE, meqë në këtë mënyrë sigurojmë një jetë më të mirë për qytetarët këtu në vend. 

Foto: Qeveria



Фото: Влада 

QËNDRONI TË LIDHUR