• e martë, 26 nëntor 2024

Kovaçevski: Vendosja e Merkos në listën e zezë amerikane konfirmon se sistemit tonë hetimor dhe gjyqësor i nevojitet riparim

Kovaçevski: Vendosja e Merkos në listën e zezë amerikane konfirmon se sistemit tonë hetimor dhe gjyqësor i nevojitet riparim

Vinicë, 21 qershor 2023 (MIA) - Vendosja e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko në listën e zezë të SHBA-së konfirmon se sistemit tonë hetimor dhe drejtësisë i duhet një riparim i përgjithshëm, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Në pyetjen e gazetarëve, Kovaçevski sot nga Vinica ka drejtuar kritika ndaj organeve vendore hetimore dhe gjyqësore që deri tani nuk kanë mundur të arrijnë në informacione për kryetarin e Strugës.

"Pretendimet për futjen në listë të zezë të kryetarit të Komunës së Strugës janë serioze. Bëhet fjalë për disa baza. Autoritetet tona hetimore dhe gjyqësore duhet të hetojnë pretendimet e bëra në kumtesën e Departamentit të Shtetit dhe të pyesin se si SHBA ka arrit deri në informacione të tila mbi të cilin e bazojnë vendimin e tyre, ndërsa gjenden disa mijëra kilometra larg nga këtu, ndërsa autoritetet tona nuk erdhën deri në të dhëna të tilla gjatë gjithë këtyre viteve", tha Kovaçevski.

Sipas kryeministrit, ky rast konfirmon edhe një herë se sa i rëndësishëm është vazhdimi i integrimit evropian të vendit që nënkupton ndër të tjera rritje të nivelit të sundimit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

"Të gjithë ata që janë kundër këtij procesi janë kundër këtyre themeleve dhe këtyre përfitimeve", ka thënë Kovaçevski.

Lidhur me mandatin e kryetarit të Komunës së Strugës, Kovaçevski ka thënë se përgjigjen për këtë do të duhet ta japë vetë kryetari i komunës, sepse ai është funksionar i zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta, ndërsa deri te këshilltarët në Komunën e Strugës dërgoi mesazh që të mendojnë mirë se si të vazhdojnë më tej.

"Të gjithë do të duhet të mendojnë mirë se si të vazhdohet më tej lidhur me akuzat. Të mos harrojmë - ai ka qenë kryetar komune në disa mandate dhe në ato mandate ka bashkëpunuar me të gjitha grupet e këshilltarëve në komunë", ka thënë Kovaçevski.

Departamenti i shtetit e ka shpallur kryetarin e komunës së Strugës dhe familjen e tij për person të padëshirueshëm për hyrje në SHBA për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion domethënës.

“Gjatë mandatit të tij si kryetar komune, Merko ka keqpërdorur fonde dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar kështu besimin e publikut në institucionet dhe përfaqësuesit demokratikë. Veprimi i sotëm dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe trajtimit të mangësive që lidhen me sundimin e ligjit”, thuhet në komunikatën e Departamentit të shtetit.

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR