• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Uji i Bekuar është një traditë që na përkujton gjithmonë se duhet të kemi besim në jetën e përbashkët, të besojmë në paqe dhe bashkëjetesë

Kovaçevski: Uji i Bekuar është një traditë që na përkujton gjithmonë se duhet të kemi besim në jetën e përbashkët, të besojmë në paqe dhe bashkëjetesë

Shkup, 19 janar 2024 (MIA) - Rëndësia e festës së sotme është mundësi për të realizuar mesazhin e përjetshëm se në natyrën  e njerëzve është mundësia për të qenë një njeri më i mirë, tha kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot kanë marrë pjesë në kremtimin e festës së madhe krishtere, Uji i Bekuar në Shkup.

Kryeministri Kovaçevski uroi të pranishmit për festën e sotme dhe e ka uruar edhe djalin i cili e ka kap kryqin, duke besuar se do t'i sjell fat.

"Uji i Bekur është një festë e madhe. Sot ishim të pranishëm në Shkup, në lumin Vardar ku kryepeshkopi maqedonas shënjëtroi ujërat e Vardarit, megjithatë në të gjitha qytetet e vendit kjo është një traditë që na kujton gjithmonë se duhet të kemi besim në jetën e përbashkët, të besojmë në paqe, në bashkëjetesë. Në këtë frymë dua t'ua uroj festën të gjithë qytetarëve tanë dhe t'ua uroj festën e emrit", tha Kovaçevski pas ceremonisë së shënjetrimit të ujërave të lumit Vardar dhe vënien e kryqit të shejtë. rq/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR