• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Takim të liderëve mund të ketë në çdo kohë nëse ka diçka të re lidhur me vazhdimin e eurointegrimeve

Kovaçevski: Takim të liderëve mund të ketë në çdo kohë nëse ka diçka të re lidhur me vazhdimin e eurointegrimeve

Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Shumë është me rëndësi për shtetin që ta vazhdojë eurointegrimin e vet në aspektin ekonomik dhe në aspekt të pozicionimit strategjik. Vlerësoj se i përfaqësojmë vlerat perëndimore dhe se këtë duhet ta valorizojmë me anëtarësim në Bashkimin Evropian, para së gjithash për shkak të qytetarëve tanë. Për këtë shkak bisedat do të vazhdojnë në të gjitha nivelet, me qëllim që të sigurohet përkrahje e këtij procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

"Takim të liderëve mund të ketë në çdo kohë, nëse ka diçka të re lidhur me vazhdimin e eurointegrimeve, ku do të bisedohet për argumentet, ndërsa deputetët edhe ashtu për çdo ditë kanë komunikim të drejtpërdrejtë në Kuvend. Ne nuk kërkojmë përkrahje për Qeverinë dhe nuk më duhet përkrahje nga opozita për mua personalisht. Opozita ekziston që të mos e përkrah kryeministrin dhe të mos e përkrahin Qeverinë, por ka përgjegjësi që ta përkrah vizionin, qëllimin dhe strategjinë e qytetarëve dhe të shtetit në cilin drejtim do të lëviz", tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë përurimit të objektit të ri të kopshtit për fëmijë në komunën e Karposhit.

Ai theksoi se VMRO-DPMNE-ja deri tani nuk ka përkrahur asnjë vendim strategjik të shtetit dhe shtoi se pikërisht tani është momenti kur duhet të inkurajohen të paktën një herë të përkrahin një vendim strategjik, me të cilin, siç tha, do të sigurohet ardhmëri më e mirë për qytetarët. Ai vlerësoi se takimi i fundit i liderërve ishte i suksesshëm.

"Por, ajo që u tha publikisht në konferencë për shtyp më vonë nuk u konfirmua edhe përfundimisht nga trupat e VMRO-DPMNE-së për dallim nga LSDM-ja, BDI-ja dhe të tjerët nga koalicioni qeverisës, të cilët me vendimet e tyre saktë konfirmuan se çka u tha në atë takim të liderëve", tha Kovaçevski.

Ai theksoi se edhe nga Komisioni Evropian e përshëndesin fillimin e procesit për ndryshime kushtetuese në shtet.

"Për ndryshimet kushtetuese nuk kurrfarë komente lidhur me përmbajtjen e amandamenteve, pasi nuk prekin në asnjë çështje të identitetit të popullit maqedonas, por përkundrazi e përforcojnë karakterin multietnik të shtetit", tha Kovaçevski. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR