Kovaçevski: Të respektohen të drejtat dhe aftësitë e secilit individ, pa diskriminim dhe stigmatizim
- Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot, përmes profilit të tij në Fejsbuk, dërgoi porosi me rastin e Ditës botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin, 2 Prillin.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:10, 2 prill, 2023

Shkup, 2 prill 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot, përmes profilit të tij në Fejsbuk, dërgoi porosi me rastin e Ditës botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin, 2 Prillin.
"Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Dallojmë për nga ngjyra e syve, gjatësia, gjinia. Dallojmë për nga karakteri, shkathtësitë, frikat, gjërat e preferuara. Dhe në ngjarjet rreth nesh secili mund të shohë ndryshe. Sot, më 2 prill, Ditën botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin, dërgoj porosi për respektim të të drejtave dhe aftësive të secilit individ dhe evitim të diskriminimit, etiketimit dhe stigmatizimit", thekson Kovaçevski.
Ai thekson edhe se Qeveria që e kryeson, punon me përkushtim në ndryshimet sistematike për inkluzion social dhe pranim të dallimeve. ab/
foto: MIA arkivi