• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Të gjitha masat qeveritare janë të kahëzuara drejt standardit më të mirë të jetës së qytetarëve

Kovaçevski: Të gjitha masat qeveritare janë të kahëzuara drejt standardit më të mirë të jetës së qytetarëve

Shkup, 1 maj 2023 (MIA) - Shpreh respekt të madh ndaj të gjithëve të cilët me punën e tyre sigurojnë stimul dhe zhvillim për shtetin tonë. Madje edhe në kushte të krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike që e mbajmë mend në dekadat e fundit, tha kryeministri Kovaçevski në video urimin me rastin e Ditës së punës - 1 Majit.

"Zgjidhjet sistematike drejt të cilave erdhëm përmes dialogut social dhanë rezultat dhe e përforcuan partneritetin edhe me sindikatat edhe me të gjitha palët e prekura. Mu për atë arsye, sot rroga minimale është mbi 20.000 denarë, që është ttirje mbi 100 për qind në raport me vitin 2016. Para kohe e përmbushëm premtimin për rrogë mesatare mbi 500 euro, ndërkaq i rritëm rrogat në arsim, në shëndetësi dhe në sektorët e sigurisë", theksoi kryeministri Kovaçevski në urimin e 1 Majit.

Ai potencon se Qeveria vendosi bazë të shëndoshë dhe prandaj edhe rroga minimale dhe ajo mesatare, vazhdimisht rriten.

"E respektojmë dhe vlerësojmë punën e secilit punëtor dhe për atë shkak, sot ne tashmë nuk jemi destinacion me fuqi të lirë punëtore. Sot, investuesit e njohin stabilitetin dhe mundësinë për zhvillim tëp shtetit i cili është anëtar i NATO-s, vend me negociata të filluara me Bashkimin Evropian dhe investuesit i hapin vende të reja, mirë të paguara të punës", potencoi kryeministri.

Duke folur për vitin e kaluar, Kovaçevski thekson se viti 2022 është rrumbullakësuar me investime të reja prej mbi 430 milionë euro dhe 2.300 vende të reja të punës, ndërkaq vetëm në zonat teknologjike-industriale kemi mbi 16.500 të punësuar, që është për mbi 10.000 se në vitin 2017, e këtej.

"Kjo tempo vazhdon edhe më tej. me realizimin dhe ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d, mundësojmë 8.000 vende të reja të punës, investime të reja prej 1,3 miliardë euro dhe rritje nominale të BPV-së për 2 për qind në vit në 5 vitet në vijim", thotë kryeministri Kovaçevski.

Ai thekson se të gjitha masat dhe zgjidhjet sistematike të cilat i sjellë Qeveria janëp të kahëzuara drejt standardit më të mirpë të jetës së qytetarëve.

"Këtë dimër ndërkaq, nuk lamë anash askënd. Treguam përgjegjësi dhe sollëm disa pako të masave anti kkrizë në shumë prej mbi 760 milionë eurove, me të cilat e mbrojtëm standardin jetësor, por edhe vendet e punës. Kjo është kohëp e solidaritetit, por edhe kohë që kriza të njihet si mundësi. E dimë se çdoherë mundet më mirë dhe më shumë, dhe për atë luftojmë. Kjo punë e pëlrkushtuar do të vazhdojë edhe më tej. Për Ju dyert e Qeverisë janë çdoherë të hapura. Së bashku, krah për krahu,k do t'i zgjidhim të gjitha sfidat, ndërsa mua dhe Qeverinë çdoherë do ta keni aleat", shton kryeministri Kovaçevski në urimin drejtuar të gjithë qytetarëve me rastin e 1 Majit - Ditës ndërkombëtare të punës në emrin e tij dhe në emër të Qeverisë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR