• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski, Spasovski, Llukarevska, Filipçe, Mitreski dhe Petrovska bartës të listave për deputetë të LSDM-së

Kovaçevski, Spasovski, Llukarevska, Filipçe, Mitreski dhe Petrovska bartës të listave për deputetë të LSDM-së

Shkup, 23 mars 2024 (MIA) - LSDM sot mban mbledhje të Komitetit qendror dhe atij ekzekutiv, ndërsa pasdite do ta mbajë kongresin në të cilin sot të sillet vendimi për listat për deputetë për zgjedhjet parlamentare 2024 më 8 maj.

Sipas informatave të MIA-s nga LSDM, bartës liste i partisë dhe koalicionit në Njësinë e parë zgjedhore është Dimitar Kovaçevski ndërsa si bashkë-bartëse e dytë është Monika Zajkova nga PLD. Në Njësinë e dytë zgjedhore i pari është Oliver Spasovski ndërsa pas tij Fatmir Bytyqi, në të tretën Sanja llukarevska dhe Ljupço Nikollovski, në të katërtën Venko Filipçe dhe Jovana Trençevska, në të pestën Jovan Mitreski dhe Bisera Kostadinovska, përderisa në Njësinë e gjashtë zgjehdore listën e kryeson Sllavjanka Petrovska ndërsa pas saj është Agron Demiri.

Në Kongresin e 28-të të partisë që fillon në orën 18:00 duhet të sillet vendim përfundimtar për bartësit e listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare, ndërsa para delegatëve do të prezantohet edhe programi për zgjedhjet e ardhshme. Në pjesën e hapur të Kongresit do të flasë lideri i partisë, Dimitar Kovaçevski, pas çka pason pjesa e punës, e cila është e mbyllur për opinionin.

Para takimeve të trupave më të lartë të partisë Kovaçevski sot për TV 24 përsëriti se ajo do të jetë lista fituese e zgjedhjeve. Nënkryetarja Llukarevska, ndërkaq, tha se gjatë krijimit të listave është mbajtur kujdes për çdo segment dhe se LSDM ka ofertën më të mirë kadrovike. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR