• e shtunë, 11 maj 2024

Kovaçevski: Sot është një goditje e rëndë për perspektivën evropiane të vendit, por ende nuk është vonë për ta ndryshuar kahen

Kovaçevski: Sot është një goditje e rëndë për perspektivën evropiane të vendit, por ende nuk është vonë për ta ndryshuar kahen

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sonte në konferencën për media tha se ka shpresuar në rezultate më të mira dhe siç tha e pranon mesazhin e qytetarëve, por shpreson në rezultate më të mira zgjedhore në raundin e dytë.

"Shpresonim në rezultate më të mira, por është e qartë se njerëzit na ndëshkuan dhe ne e pranojmë këtë. Sot është një goditje e rëndë për perspektivën evropiane të Maqedonisë, por ende nuk është vonë për të ndryshuar kahen. Nuk do të heqim dorë nga e ardhmja evropiane e Maqedonisë. E dimë që njerëzit janë të lodhur nga rruga evropiane, e dimë që Bashkimi Evropian nuk i ka mbajtur premtimet, por nuk ka zgjidhje tjetër përveç që vendi të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, nuk ka rrugë tjetër përveç rrugës së BE-së", tha Kovaçevski.

Ka thënë se është koha për të lënë anash të gjitha dallimet dhe u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen rreth idesë së së ardhmes evropiane të vendit, sepse siç tha ai, "nëse vendi e lëshon këtë shans do të duhet shumë më tepër kohë për të kthyer rrugën evropiane.

"E dimë që janë shumë të zhgënjyer, por kemi edhe dy javë, do të jem në terren dhe do të punojmë që të marrim mbështetjen për Maqedoninë evropiane. Nuk do të ulim kokën, do të vazhdojmë të luftojmë, derisa të fitojmë. Dua të dërgoj porosi deri te Stevo Pendarovskit, kjo është luftë e jonë e përbashkët, do të luftojmë së bashku krah për krah, sepse kjo është beteja më e rëndësishme për Maqedoninë evropiane", ka thënë Kovaçevski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse planifikon të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të LSDM-së, pas rezultateve zgjedhore të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, Kovaçevski tha se në raundin e dytë pret rezultate shumë më të mira, sepse në raundin e parë qytetarët zgjodhën midis shtatë kandidatëve presidencial.

"Po t’i shikoni kandidatët do të shihni se janë nga e majta dhe nga qendra e bllokut politik. Unë jam person që nuk i ikë asnjëherë përgjegjësisë, por çfarë do të ndodhë në parti do ta vendosim në kongres pas zgjedhjeve. Në këto zgjedhje ne nuk kemi marrë pjesë në Lojëra olimpike ku është e rëndësishme të marrim pjesë, por marrim pjesë në zgjedhje për të fituar", ka thënë Kovaçevski.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR