• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Siguruam paga dhe pensione më të larta që do të rriten në vazhdimësi, e kemi mbrojtur standardin e qytetarëve

Kovaçevski: Siguruam paga dhe pensione më të larta që do të rriten në vazhdimësi,  e kemi mbrojtur standardin e qytetarëve

 Vjenë, 21 prill 2023 (MIA) - Përmes masave kundër krizës është rritur paga minimale, paga mesatare dhe pensionet, tha  në ligjëratën në Akademinë Diplomatike të Vjenës, Austri,  kryeministri Dimitar Kovaçevski  duke folur në temën “Fillimi i negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut: Dinamikë e re në zgjerimin e BE-së”.

"Parti Socialdemokrate që e udhëheq Qeverinë, kultivpn dhe zbaton vlera socialdemokrate. Nëpërmjet disa paketave të masave kundër krizës siguruam rritje të pagës minimale. Këtë vit kemi arritur 100 për qind rritje krahasuar me vitin 2016", tha kryeministri. 

Ai theksoi se është siguruar rritje e pagës mesatare dhe pensioneve. Siç ka saktësuar, në mars të vitit  2023, krahasuar me marsin e vitit 2016, pensioni mesatar është rritur për 47 për qind, ndërsa pensioni minimal është rritur për 60 për qind.

Ai theksoi se pikërisht puna e palodhur, kujdesi për qytetarët dhe komunitetin e biznesit që u vlerësuan nga Banka Botërore si mbështetja më e lartë në rajon.
 
 Shtoi se gjatë miratimit të ligjeve do të forcohet fokusi në reformën në administratën publike, mekanizmat për sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.
 
Kryeministri theksoi se ekziston një vullnet i fortë politik dhe një dëshirë e sinqertë për përparim në integrimet evropiane, si dhe një qëllim i përcaktuar qartë, anëtarësimi në familjen e madhe evropiane deri në vitin 2030. ar/
  
 

QËNDRONI TË LIDHUR