• e premte, 20 dhjetor 2024

Kovaçevski: Shënojmë rritje të indeksit të lirisë së mediumeve, hapërojmë rrugës së vlerave evropiane

Kovaçevski: Shënojmë rritje të indeksit të lirisë së mediumeve, hapërojmë rrugës së vlerave evropiane

Shkup, 3 maj 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski u dërgoi urim mediumeve dhe punonjësve mediatik me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediumeve dhe e përshëndeti rritjen që e shënon vendi në pajtim me raportin e "Reporterëve pa kufij" ku është e ranguara e parë nga shtetet e rajonit.

"Dita e sotme botërore e lirisë së mediumeve e shënojmë si vend i cili sërish e arrin rritjen në lirinë e mediumeve. Ne sot jemi në vendin e 36-të dhe jemi më mirë të pozicionuar në rajon, ndërkaq edhe më gjerë, në pajtim me raportin e 'Reporterëve ça kufij'. Ky është konstatim i drejtpërdrejtë se me LSDM-në, Maqedonia hapëron në rrugën e vërtetë, se ne jemi vend në të cilin repektohen vlerat demokraitke dhe evropiane", thekson Kovaçevski në potimin e tij në rrjetet sociale.

Kovaçevski njëherit i falënderoi  gazetarët dhe punonjësit mediatik për punën e tyre të përkushtuar, duke cekur se statusi i përfituar është i partneritetit dhe angazhim i përbashkët i LSDM-së, qytetarëve, meidumeve dhe organizatave mediatike.

Kovaçevski theksoi se LSDM është, çdoherë ka qenë dhe do të jetë pala e mediumeve, në anën e demokracisë dhe e kahëzon vëmendjen e rëndësisë së vazhdimit të procesit të eurointegrimeve me qëllim të sigurimit të cilësisë më të mirë, profeisonalitetit dhe mbrojtjes për mediumet dhe gazetarët.

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR