• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski: Rekomandimi për funksionimin e dyqaneve me pakicë është bërë me kërkesë të tregtarëve, punëtorët do të paguhen në përputhje me ligjin

Kovaçevski: Rekomandimi për funksionimin e dyqaneve me pakicë është bërë me kërkesë të tregtarëve, punëtorët do të paguhen në përputhje me ligjin

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se rekomandimi i Qeverisë për festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve për hapjen e dyqaneve, stendave dhe kioskave që kryejnë tregti me pakicë është bërë me kërkesë të tregtarëve dhe hotelierëve.

Punëtorët që do të punojnë gjatë këtyre ditëve, siç tha Kovaçevski, do të paguhen në përputhje me ligjin për punë në ditët jo pune dhe punë të dielën.

Qeveria në takimin e fundit rekomandoi që më 31 dhjetor, 1 janar, 7 dhe 8 janar të punojnë dyqanet, stendat dhe kiosket të cilat kryejnë tregti me pakicë. Qëllimi i këtij rekomandimi, siç sqarohet nga Ministria e Ekonomisë, është për të plotësuar nevojat e qytetarëve gjatë festave të fundvitit, veçanërisht në qytetet më të vogla dhe vendet ku nuk ka qendra tregtare. Gjithashtu, siç është argumentuar, gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është rritur numri i turistëve në të gjithë vendin, prandaj lind nevoja për t'u mundësuar blerjet, gjë që do të kontribuojë në rritjen e konsumit në vend. ss/mb/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR