• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Qytetarët duan të jetojnë në BE, por në shtëpi në vendin tonë, nevojiten vendime të guximshme

Kovaçevski: Qytetarët duan të jetojnë në BE, por në shtëpi në vendin tonë, nevojiten vendime të guximshme

Shkup, 28 mars 2023 (MIA) - Prioritet në lidhje me Kushtetutën është përmbushja e detyrimit tonë nga korniza negociuese, të cilën e miratuan 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian në pjesën e amadamenteve kushtetuese për përfshirjen e popujve të tjerë të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

"Prioritet janë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën evropiane të vendit, për të cilën vendosën qytetarët. Do të formohet komision i cili do të jetë në nivel të lartë profesional dhe i cili do të përfshijë ekspertë, profesorë dhe praktikantë që do të punojnë për këto ndryshime kushtetuese, të cilat do të vendosen për diskutim publik. Në atë proces, ndoshta do të shfaqen ide në lidhje me disa pjesë të tjera të Kushtetutës, ku duhet të bëhen përmirësime që janë më shumë të natyrës procedurale për funksionimin e një numri të caktuar institucionesh", theksoi Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes gjatë vizitës së sotme në një market në Shkup së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski.

Qytetarët, siç tha, duan të jetojnë në BE, por në shtëpi në shtetin tonë dhe kjo është gjëja të cilën e kërkojnë nga ne politikanët që ta bëjmë.

"Në komision janë thirrur që të marrin pjesë edhe përfaqësues të opozitës", tha Kovaçevski dhe shtoi se përfundimisht opozita duhet të marrë pjesë në të paktën një proces në shtet që është strategjik dhe me rëndësi të madhe.

Porositi se politikanët duhet të jenë të vendosur dhe të miratojnë vendime të cilat shohin drejt së ardhmes dhe sigurojnë të ardhme më të mirë për qytetarët siç e bënë atë kur e morën vendimin që i mundësoi vendit të hyjë në NATO, që potencoi, u tregua kyç pas pushtimit rus të Ukrainës.

"Ne jemi në pragun e përfundimit të rrugës për anëtarësim në BE. Besoj se me vendime të vërteta dhe të guximshme, e jo me fshehje pas popullit si deri më tani u fsheh opozita në të gjitha proceset e rëndësishme për shtetin, se këtë do ta bëjmë deri në vitin 2030 dhe do të bëhemi anëtare e BE-së", potencoi Kovaçevski. 

Theksoi se është i sigurt se edhe në VMRO-DPMNE ka politikanë të cilët kanë vizion, guxim dhe vendosmëri evropiane që ta mbështesin rrugën evropiane të shtetit dhe të mos e përsërisin gabimin prej më parë për të cilin shteti 11 vite priste hyrjen në NATO, pikrisht për shkak të mosmiratimit të vendimeve të rëndësishme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR