Kovaçevski: Qeveria edhe sivjet do ta subvencionojë ngrohjen në Shkup
- Në Buxhet janë ndarë mjete në vlerë 250 milionë euro për masa antikrizë, ndërsa një nga masat antikrizë është subvencionimi i ngrohjes në Shkup. Do t'i shohim përllogaritjet që kanë dhënë kompanitë që marrin pjesë në prodhimin dhe shpërndarjen dhe vlerësimet për lëvizjen e çmimit të gazit dhe burimeve tjera energjetike nga të cilat prodhohet energjia termike dhe konform me rrethanat Qeveria do të bëjë subvencionimin për të mos pasur goditje çmimesh për qytetarët ashtu siç siguruam që të mos ketë goditje çmimesh edhe vitin e kaluar, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.
- Post By Fami Bajrami
- 12:42, 28 korrik, 2023
Shkup, 28 korrik 2023 (MIA) - Në Buxhet janë ndarë mjete në vlerë 250 milionë euro për masa antikrizë, ndërsa një nga masat antikrizë është subvencionimi i ngrohjes në Shkup. Do t'i shohim përllogaritjet që kanë dhënë kompanitë që marrin pjesë në prodhimin dhe shpërndarjen dhe vlerësimet për lëvizjen e çmimit të gazit dhe burimeve tjera energjetike nga të cilat prodhohet energjia termike dhe konform me rrethanat Qeveria do të bëjë subvencionimin për të mos pasur goditje çmimesh për qytetarët ashtu siç siguruam që të mos ketë goditje çmimesh edhe vitin e kaluar, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.
"Vitin e kaluar qytetarët patën mundësi të shohin në faturat e tyre se energjia elektrike është subvencionuar në raport me çmimin e tregut, deri në 80 dhe mbi 80 për qind në disa muaj. Kështu edhe do të vazhdojë. Ashtu ishte edhe me ngrohjen", tha Kovaçevski në pyetjen gjatë vendosjes së gurthemelit të stacionit policor në Aerodrom së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ai theksoi se nëse vitin e kaluar nuk do të ishte subvencionuar ngrohja nga shteti dhe nëse nuk do të merrej i gjithë rrjeti dhe prodhimi i energjisë termike, atëherë Shkupi nuk do të kishte ngrohje.
"Ky është obligim i Qytetit të Shkupit dhe opozitës që lavdërohej se do ta bëjnë Shkupin metropolë dhe tani nuk mund të përmirësohet asgjë në Shkupin që ka filluar. Planifikoj ta thërras udhëheqësinë e Shkupit për të parë se çfarë mund të bëjmë ne si Qeveri për të ndihmuar në rregullimin e pjesës me nevojat e qytetarëve, sepse qytetarët e Shkupit meritojnë të jetojnë në metropolë, ndërsa nuk meritojnë VMRO-DPMNE dhe kandidati i tyre për kryetar komune të grinden gjatë gjithë ditës se kush ka qenë në të drejtë", theksoi Kovaçevski.
Foto: MIA