• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski për pohimet për komunikim të Gruevskit me partnerët e koalicionit qeveritar: Involvimi i Qeverisë është malverzim klasik

Kovaçevski për pohimet për komunikim të Gruevskit me partnerët e koalicionit qeveritar: Involvimi i Qeverisë është malverzim klasik

Shkup, 26 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot e quajti malverzim involvimin e Qeverisë në kontekst të pohimeve të nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, i cili pohon se ka pasur komunikim të fshehur mes ish kryetarit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe edhe një person lidhur me ndryshimet e Kodit penal.

"Fillimisht, unë pash gjatë ditës së djeshme zënka dhe debat publik mes anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, ish funksionarë të lartë, funksionarë aktualë të lartë. Involvimi i Qeverisë në atë kontekst është malverzim klasik, manipulim dhe spekulim dhe unë spekulime dhe manipulime nuk komentoj", deklaroi kryeministri sot në konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Këtë më herët e përgënjeshtroi edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ii cili si të pavërteta e cilësoi pohimet e tilla dhe tha se janë të dedikuara për qëllime ditore politike.

"Në atë pyetje tashmë jam përgjigjur gjatë fundjavës. Nuk ka kurrfarë të vërtete në atë se kryetari i Kuvendit nga ish kryeministri ka marrë ndonjë shkresë ose ndonjë matetrial tjetër. Kjo është e pavërtetë, e cila shërben vetëm për qëllime ditore-politike", tha Xhaferi , duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, pas takimit të sotëm me përfaqësues të mediumeve.

Ai theksoi se Kuvendi merr materiale nga propozues të autorizuar, në formë e cila është përshkruar me Rregulloren.

"Nuk do të doja të shfrytëzojë fjalë joadekuate, të cilat i meriton ky insinuacion, por e lë në ndërgjegjen e atyre që spekuluan me opinionin", tha Xhaferi.

Nikollovski dje në intervistë për "360 gradë" në TV RTVM 1 ndau materiale për të cilat pohoi se janë pjesë e një komunikimi të fshehtë mes ish kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Grueski dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarit të Kuvendit, Xhaferi dhe edhe një personi tjetër. Me këtë rast, Nikollovski tregoi një USB, për të cilën pohonte se është ajo që këto ditë e ka përmendur lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ndërsa ndau edhe tre faqe të shtypura A4 format, për të cilat tha se janë përmbajtja në USB. Sipas Nikollovskit, "këto janë dëshmi se tani një kohë të gjatë ish kryetari i partisë, Gruevski është pjesë e skenarit për dobësimin e VMRO-DPMNE-së". bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR