• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski për MIA-n: Vota në Kuvend për ndryshimet kushtetuese praktikisht është votë për Evropën

Kovaçevski për MIA-n: Vota në Kuvend për ndryshimet kushtetuese praktikisht është votë për Evropën

Bratisllavë, 31 maj 2023 (MIA) - Ndryshimet kushtetuese janë nër obligimet dhe vendimet të cilat ne duhet t'i sjellim në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe prandaj unë them se vota në Kuvend praktikisht është votë për Evropën, deklaroi sot për MIA-n kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me kryetaren e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, të mbajtur në margjina të Forumit global të sigurisë Globsek 2023 në Bratisllavë.

"Ne për anëtarësimin e barabartë në BE vetes i kemi dhënë afat deri në vitin 2030, do të bëjmë edhe një sërë reformash të tjera për të cilat nevojiten dy të tretat apo shumicë e kualifikuar në Kuvend dhe atë reforma në sektorin ekonomik, reforma në sektorin e jurisprudencës, reforma në sektorin arsimor dhe në shumë sektorë të tjerë, të cilat do ta avancojnë shoqërinë tonë dhe, kur të hyjmë në BE, të mund të jemi në nivel të vendeve anëtare të BE-së", potencoi Kovaçevski.

Takimin me Fon der Lajen, kryeministri Kovaçevski e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe produktiv.

"Ajo në takim qartë tha se angazhohet për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, me atë që konfirmoi se është kryetare e Komisionti evropian, e cila i përmbahet qëndrimit të vet dhe e cila u përmbahet obligimeve të cilat Komisioni evropian i ka ndërmarrë me kornizën negociuese, e ato janë se gjuha maqedonase tashmë është zyrtare në BE përmes nënshkrimit të marrëveshjes me FRONTEKS-in në të cilin edhe ajo vetë mori pjesë, marrëveshje e cila është miratuar nga të gjitha anëtaret e BE-së dhe marrëveshje në të cilën gjuha maqedonase është së bashku me gjuhët e tjera të BE-së", deklaroi Kovaçevski për MIA-n pas takimit me Fon der Lajen.

Kovaçevski theksoi se në takimin me Fon der Lajen kanë biseduar edhe për vendimin e ardhshëm që duhet të sillet në Kuvendin tonë dhe se e ka informuar për procedurën e cila tashmë ka filluar.

"U dakorduam se ai është proces i cili duhet të përfundojë në pajtim me obligimet e ndërmarra me kornizën negociuese dhe se praktikisht është një prej hapave për përmbushje të qëllimit tonë të dytë strategjik, e ai është anëtarësimi në BE, të cilin pa dyshim dhe fuqishëm e mbështeti edhe kryetarja e Komisionit evropian, edhe BE-ja, edhe Këshilli i Evropës dhe gjithsesi SHBA-ja, partnerët tanë strategjik", deklaroi Kovaçevski, duke cekur se edhe BE-ja edhe SHBA-ja kanë praktikisht qëndrim të njejtë lidhur me atë se Maqedonia e Veriut duhet të bëhet anëtare e Unionit.

Kryeministri Kovaçevski, në suaza të forumit do të ketë takim edhe me presidentin francez Emanuel Makron, ku, sërish në fokus do të jetë rëndësia e anëtarësiit tonë në BE.

Kovaçevski, gjithashtu, theksoi se ndihet i nderuar që prë herë të dytë është pjesë e kësaj konference të rëndësishme, Globsek, e cila është një nga konferencat më të mëdha evropiane për siguri dhe politikë të jashtme dhe posaçërisht që vjen në këtë moment të një sfide të madhe për kontinentin evropian, në kohë të luftës që po ndodhë me invazionin e Rusisë ndaj Ukrainës.

"Isha pjesë e panelit i cili iu kushtua integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku me të vërtetë folëm hapur për të gjitha sfidat të cilat ndodhen para nesh, megjithatë edhe për shumë gjëra të cilat tashmë i kemi bërë në pjesën e reformave, në pjesën e avancimit të sistemit në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, megjithatë posaçërisht në Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri, sepse qartë shihet se ato janë dy shtete të cilat, do të thosha, një hap para shteteve të tjera. Së pari, ne jemi dy vendet anëtare të NATO-s, së bashku mke Malin e Zi dhe vende të cilat tashmë kanë hapir negociata me BE-në", deklaroi Kovaçevski.

Temë e dytë kyçe, theksoi Kovaçevski, është zhvillimi ekonomik dhe praktikisht ulja e dallimeve të cilat ekzistojnë mes vendeve anëtare të BE-së nga EJL dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku, siç theksoi, bisedohet për mënyrat e rritjes së investimeve të cilat do të ishin në rajonin tonë dhe për mënyrën e rritjes së mjeteve financiare të cilat BE-ja edhe deri më tani i ka dhënë në pjesën e reformave, megjithatë edhe në pjesën e ndërtimit të infrastrukturës në vendet e Ballkanit Perëndimor. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR