• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Opozita duhet të pranojë të marrë pjesë në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese

Kovaçevski: Opozita duhet të pranojë të marrë pjesë në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 9 mars 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se opozita duhet të pranojë të marrë pjesë në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese, edhe pse, siç theksoi, në të kaluarën është dëshmuar se ata nuk duan të marrin pjesë në asgjë, përveç se në bllokimin e Kuvendit.

Në pyetjen e gazetarëve, kryeministri përsëriti se faza tjetër për procesin e ndryshimeve kushtetuese është formimi i një grupi të punë i përbërë nga ekspertë, i cili do të koordinohet nga Ministria e Drejtësisë për përgatitjen e amendamenteve, pas çka do të ketë debat të gjerë publik dhe më pas parlamentar në disa hapa, duke përfshirë dy të tretat dhe shumicën absolute.

"Për momentin po flasim për ndryshime kushtetuese, por askush nga qytetarët nuk e ka parë se si duken ato ndryshime kushtetuese. Pra, faza e parë është që ato të shkruhen nga ekspertë. Nuk po flasim vetëm për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por po flasim edhe për bashkësi të tjera që kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e Kushtetutës sonë, në të cilën tashmë janë të përfshira të tjera", deklaroi Kovaçevski.

Siç bëri të ditur kryeministri, grupi i punës do të përfshijë ekspertë të të drejtës kushtetuese dhe juristë, ndërsa do të thirren edhe ekspertë nga partitë politike, në mesin e të cilëve edhe nga opozita.

"Vlerësoj se opozita këtë duhet ta pranojë edhe pse është dëshmuar në të kaluarën se ata në asgjë nuk duan të marrin pjesë përveç se në bllokimin e Kuvendit. Megjithatë, mendoj se këtë herë duhet të marrin pjesë", tha Kovaçevski.

Pasi të përcaktohen amandamentet, sqaroi kryeministri, atëherë do të vihen në mbikëqyrje dhe në debat të gjerë në shoqëri, në bashkësinë akademike, të biznesit, organizatat joqeveritare, mediat, qytetarët, që të munden të gjithë ta thonë mendimin e tyre.

"Pastaj vijon faza e debatit parlamentar, në disa hapa të cilët përfshijnë edhe shumicën prej dy të tretave dhe shumicën absolute në lidhje me miratimin e ndryshimeve kushtetuese", deklaroi Kovaçevski. fc/

Fotografia: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR