• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Nuk ka fjalë që të kompensojnë dhimbjen dhe pikëllimin e atyre që humbën të dashurit e tyre sot në Beograd

Kovaçevski: Nuk ka fjalë që të kompensojnë dhimbjen dhe pikëllimin e atyre që humbën të dashurit e tyre sot në Beograd

Shkup, 3 maj 2023 (MIA) - Lajm tragjik nga Beogradi, nuk ka fjalë që do të kompensojnë dhimbjen dhe pikëllimin e atyre që humbën sot më të dashurit e tyre, ka shkruar në "Fejsbuk" kryeministri Dimitar Kovacevski pas tragjedisë që ndodhi mëngjesin e sotëm në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar" në Vraçar të Beogradit, kur një nxënës 14 vjeç qëlloi tetë fëmijë dhe një roje të sigurimit.

Kovaçevski në emër të Qeverisë dhe në emrin e tij shprehu ngushëllime të thella dhe të sinqerta për jetët e humbura.

"Mendimet tona janë me popullin serb dhe familjet e të vdekurve dhe të lënduarve, me shpresë për rikuperim të shpejtë", shënoi Kovaçevski në Fejsbuk.

Në incidentin e sotëm në një shkollë fillore në Beograd u vranë tetë fëmijë  dhe një anëtar i sigurimit të shkollës, ndërsa shtatë janë plagosur. Në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, kryeshefi i policisë së Beogradit Veselin Miliq tha se i dyshuari  vetë ka deklaruar në polici që ka vrarë disa njerëz. Nxënësi e ka planifikuar veprën penale për një kohë të gjatë. Motivi ende nuk është konfirmuar, as ai nuk e ka thënë. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR