• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski: Nuk jam pjesë e kurrfarë negociatash me Gruevskin, as me askënd nga VMRO-DPMNE

Kovaçevski: Nuk jam pjesë e kurrfarë negociatash me Gruevskin, as me askënd nga VMRO-DPMNE

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) - LSDM-ja ka edhe kapacitet shtetëror edhe shtetformues. Partia është e hapur për të gjithë dhe gjithmonë, pavarësisht se kush është në çfarë pozicioni në parti apo në shtet. I qëndroj asaj që nga dita e parë, u përgjigj sonte në "Tema e ditës" në ditarin e Sitelit, kryeministri dhe kryetar i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në pyetjen e gazetarit për kthimin e Zoran Zaevit në LSDM, përkatësisht për takimin e mbajtur kodinativ të ekipit strategjik të partisë.

"Bëhet fjalë për një takim ku ishin të pranishëm miqtë e partisë", tha Kovaçevski, duke shtuar se LSDM-ja është parti e bashkuar duke pasur parasysh se njerëzit ndajnë vlera të njëjta.

I pyetur nëse Kovaçevski po e ruan kolltukun e Zaevit, siç komentohet në publik, dhe nëse Zaev po i rikthehet politikës dhe nëse ai mund të jetë kandidat presidencial i LSDM-së, kryetari i LSDM-së dhe kryeministër, Kovaçevski ishte i vendosur se askush në LSDM nuk është duke ruajtur kolltukun e dikujt, sepse kryetari i partisë zgjidhet me votim nga të gjithë anëtarët.

Sipas Kovaçevskit, LSDM-ja nuk ka hapur fare diskutim për kandidat presidencial, duke qenë se, siç tha ai, është ende herët. Ai përkujtoi se në parti ka një procedurë të paraparë statutore për propozimin, kandidimin dhe përcaktimin e kandidatit për president. Për këtë, theksoi ai, do të ketë bisedime me partnerët e koalicionit.

"Jam absolutisht i bindur se fitues në zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të jetë kandidati i propozuar nga LSDM-ja dhe i mbështetur nga koalicioni proevropian, duke qenë se kemi treguar se nuk kalkulojmë me vendime të rëndësishme në vend, nuk jemi të udhëzuar nga politika ditore, nga interesi personal, por nga LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit, vendimet më të vështira dhe më të rëndësishme i morëm që nga dita e parë e pavarësisë së vendit tonë", thekson Kovaçevski duke iu referuar Marrëveshjes së Ohrit dhe Prespës, anëtarësimit në NATO, konkluzioneve të Kuvendi për miratimin e kornizës së negociatave...

I pyetur nëse kjo do të thotë se Zoran Zaev mund të jetë edhe kandidat për president, Kovaçevski thekson se mund të jetë kushdo që i plotëson kushtet si anëtar i LSDM-së, përkatësisht mund të propozohet për president, deputet, kryetar komune ose për ndonjë funksion tjetër.

Qëllimi kryesor, theksoi Kovaçevski, është bashkimi i të gjitha forcave progresive për të marrë vendimet e nevojshme në vend në drejtim të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030. Ai informon se komisionet e LSDM-së, të udhëhequra nga nënkryetarja Sanja Lukarevska, janë plotësuar me personel dhe tashmë janë duke punuar në përgatitjen e programit për zgjedhjet parlamentare.

Kovaçevski tha se me Radmilla Shekerinskën ka një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë në këshillat ku ajo ka dëshmuar përvojë në politikën ndërkombëtare, në përgatitjen e programeve të partisë.

"Zgjedhjet në vitin 2024 do të jenë të rregullta, por ne besojmë se përgatitja e programit duhet të jetë një proces në të cilin përveç komisioneve partiake dhe organizatave komunale do të përfshihen mbi të gjitha qytetarët", tha ndër të tjera kryetari i LSDM dhe kryeministër Kovaçevski.

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër Dimitar Kovaçevski deklaroi se nuk është pjesë e kurrfarë negociatash me Nikolla Gruevskin, e as me askënd nga VMRO-DPMNE, nëse i pyesni, tha ai, do ta konfirmojnë.

Lidhur me atë se si lidhet kthimi i Zaevit në LSDM në të njëjtin moment kur po zhvillohet një betejë e hapur mes Mickoskit dhe Gruevskit, Kovaçevski tha se nuk mendon se këto ngjarje janë të ndërlidhura, sepse, siç sqaroi ai, takimi i tyre ishte caktuar dhe paralajmëruar para se të zhvillohen debatet publike, siç tha ish kryetari dhe ai aktual i VMRO-DPMNE-së. Ai edhe një herë tha se nuk komenton zhvillimet në partinë opozitare.

I pyetur nëse Dimitar Kovaçevski e ka marrë USB-në në të cilën janë shkruar ndryshimet në Ligjin për procedurë penale dhe e cila vjen nga Nikolla Gruevski, ai pohon se USB nuk ka parë, tha ai ndoshta ka 10 vite, sepse për momentin përdoren teknologjitë dhe mjetet e komunikimit të telekomunikacionit.

"Nuk kam pasur asnjëherë komunikim me Nikolla Gruevskin. Gruevskin e kam parë një herë në hapjen e teatrit. Unë isha përfaqësues i kompanisë në të cilën isha drejtor në atë kohë dhe isha i caktuar që të shkoja në hapje, që ishte një ngjarje shtetërore, këtë e vendosi eprori im që nuk ishte nga Maqedonia, por nuk kam pasur asnjë komunikim me ish kryetarin e Qeverisë dhe të VMRO-DPME-së, as nuk mendoj se do të kem komunikim me të", tha Kovaçevski.

Megjithatë, Kovaçevski konsideron se Mickoski dhe Gruevski nuk kanë qëndrime të ndryshme politike, për izolimin e shtetit, për mosmarrje të vendimeve, për mosintegrim në BE, nuk kanë dallime në pikëpamjet e tyre politike. sa/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR